QSD: Megaskandali, nënshkrimi i Ejona Isufaj: SH.L.U.P “Vitrina” me performancë të shkëlqyer!

Home » Aktualitet » QSD: Megaskandali, nënshkrimi i Ejona Isufaj: SH.L.U.P “Vitrina” me performancë të shkëlqyer!

By Redaksia on September 1, 2014. No Comments

PROVA 01.09.2014“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” sjell prova të reja në lidhje me shkeljet e ligjit të Ejona Isufaj, Drejtoresha e Inspektimit pranë Inspektoratit Shtetëror të Arsimit pranë MAS një nga drejtueset më të larta në grupet e kontrrollit. Më konkretisht, sapo kemi siguruar Raportin e Vlerësimit të Brendshëm të Institucionit të Sh. L. U. P. “Vitrina” përpiluar në janar të vitit 2012, ku duket qartë nënshkrimi i Ejona Isufaj me gradë doktorature fallso, e cila miraton (mes anëtarëve të tjerë të komisionit) një sërë standartesh ligjore dhe performancën e shkëlqyer të SH.L.U.P. “Vitrina. Ndërkohë, 2 vite më vonë, Ejona Isufaj një nga drejtueset më të larta në grupet e kontrrollit në lidhje me ligjshmërinë e SH.L.U.P “Vitrina” mban qëndrim kontradiktor me çka ajo ka aprovuar më parë. Ky është një mashtrim i hapur e tendecioz që vërteton stisjen e raportit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit datë 16.05.2014 (nga Ejona Isufaj) kundrejt një institucioni publik privat me qëllim heqjen e liçencës së tij në mënyrë të padrejtë.

Gjithashtu, Ejona Isufaj ju drejtua publikut dhe sqaroi se në vitin 2012 mësoi se diploma e saj ishte e fallsifikuar. Nga një llogjikë e qartë del mashtrimi i saj publik, pasi nga viti 2012 e deri në datë 25.01.2013 (kohë e largimit nga puna si Zv. Rektore e Sh.L.U.P. “Vitrina”) Ejona Isufaj përdorte me dijeni të plotë dokumentat e saj false, njëkohësisht, në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm Institucional nënshkruan me vetëdije dhe vullnet të plotë dhe faktikisht bie dakort me performacën ligjore shumë pozitive të SH.L.U.P “Vitrina”.

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet”, do të vijojë të mbledhë prova e fakte, jo vetëm për Kryeministrin e vendit z Edi Rama, por edhe për Prokurorinë me qëllim vënien para drejtësisë të kësaj drejtuese të lartë të Ministrisë së Arsimit që kreu procesin e ligjshmërisë së dhjetra universiteteve private, ku në konflikt të hapur me “Shkollën e Lartë Private Vitrina”, nuk jep dorëheqjen. Shpresojmë që këtë akt sa ligjor dhe të dobishëm znj.Isufaj ta bëj tani me largimin e saj nga një post që nuk e meriton.

Stafi investigativ i qendres për “Drejtësi dhe Solidaritet“.

Leave a Reply