Rama dhe cupat e Veriut

Home » Aktualitet » Rama dhe cupat e Veriut

By Redaksia on September 23, 2014. No Comments

IMG_18386769522163KOMENT NGA EDUART NDOCAJ

Si qytetar, si politikan si kontribues i fitores te Rilindjes ndjeva keqardhje kur pashe videon e sherrit ne fillim me Arben Ndokes e Strazimirin e pastaj mes Strazimirit e Ndreut. Nuk me erdhi keq per keta te shkrete qe jane masha te politike se vjeter, por ndjeva keqardhje per pordhosjen e parlamentarizmit shqiptar,i cili nuk eshte djepi i demokracise, por institucioni qe prodhon dhune dhe e promovon dhunen edhe tek qytetaret. Politika historikisht ka qene arti i zgjidhjeve te mosmarreveshje me ndermjetesim, argumente, pergjigje, diskutim e me alternativa. Ndersa, politikanet shqiptare vazhdojne ta kuptojne politiken si lufte me kobure ne dore.

Me trishton fakti se te tre te perfshire ne sherr gjeografikisht jane verior e me takame jane sigurisht lepe-peqe te klases se vjeter politike. Kur pashe kete sherr mu kujtua ajo barsaleta e jugoreve me verioret. Ne nje dhome te ulet e te vogel hyjne te rrifet nje toske me me gege. Ne dhome ishin dy hunj, nje i gjate shume e nje me i shkurte. Toska, si hirdhak qe ishte i thote Geges zgjidhe shkopin, e ky merr sigurisht me te gjatin. Harron Gega se me te gjatin nuk mund te bente asgje, sepse nuk e levizje dot. Ndersa Toska me shkopin e shkurtet e keputi ne dru, sepse vete i vogel dhe shkopi i vogel e keshtu e manovroi shume mire.

A jane keta te tre geget e dikurshem. Se pari Geget nuk e kane zakon te perdoren e preken me dure. Prinderit gege i qertojne femijet qe te mos preken me duar. Kjo eshte akoma me e rende kur burrat gege preken me dore. Keta te tre mu duken, si antishqiptar te adoptuar ne gege e te perdorur nga tosket.

Trishtues per mua eshte edhe fakti se agresoret e kesaj dhune jane bashkepatriotet e mi mirditas. Madje per njerin sakrifikova gjithcka qe te ulej ne ate karrike parlamenti, por qe te perfaqesonte interesin e banoreve lezhjane, e jo te tregoje se etiketimi “cuba” nuk u ka ngelur kot mirditorve.

Tjetri si ish-drejtues policie eshte me i sprovuar ne kshu rastesh, por cudi, se kur punonte ne policine e Mirdites, nuk ishte aq trim apo ndoshta e kishte kuptuar se trimat ishin ne anen tjeter te fushes, e me mire te rrije urte. Por kur hasi ne nje “grua llafazane” si Gent Strazimiri nuk u kursye te tregonte “burrerine” e tij.

Akoma me trishtues eshte fakti se kryeministrti i vendit, Edi Rama, me vullnetin e te cilet keta jane sot ne parlament hesht.

Une jam i sigurte se ai eshte i azhornuar me kete video dhe pavarsisht kesaj nuk mori asnje mase, por vetem hesht.

Me i turpshem eshte fakti se pak dite me pare ne nje emision televiziv ai doli ne mbrojtje te te “forteve te veriut” qe ka ulur ne poltronat e parlamentit, duke bere pikerisht ate cka bene eterit e tij klysht e kuq, qe njerzit me dinjitet te Mirdites e veriut i masakruan dhe servilet, te pabeset e tradhtaret i dekoruan.

E keni vene re se ai nuk e viziton veriun, teksa ne jug nuk le fshat pa bredhur.
Kete gje ben se nuk i sheh dot ne sy ata njerez qe ka zhgenjyer duke i perfaqesuar ne parlament nga individe qe s kane asnje lidhje me ta dhe duke i diskriminuar sa i perket investimeve.

Agresoret nese kane pak gjak mirditori dhe katoliku te devotshem duhet te mbajne pergjegjesi, te japin doreheqjen e te kerkojne falje, ndersa kete te fundit duhet te beje dhe kryeministri i vendit.

Keta trimat e veriut, cupat e Mirdites i ftojme te luftojme sic na ka hije- me artin e politike, sepse e quajme veten politikan- ne Lezhe e Mirdite e ne Veri, ku antishqiptaret dhe klani i LSI e kane zaptuar dhe qytetaret i kane skallveruar. Kjo eshte beteja me e forte qe ne duhet te bejme, sepse po na shkelet gjaku u te pareve, por na perdorin e po na rrembejne pasurite e te pareve.

Leave a Reply