Referendumi per Pavaresine e Skocise eshte moment per te reflektuar

Home » Aktualitet » Referendumi per Pavaresine e Skocise eshte moment per te reflektuar

By Redaksia on September 18, 2014. No Comments

532963_297337517014211_2030078589_nAlban Daci

Skocezet sot votuan ne Referendum per Pavaresine e Skocise. Kjo ndoshta nje nisje e re ne konceptin e shtetit-komb dhe te teorise se BE. Nese deri ne fillim te viteve 90 kishte nje shprese per vendet e Europes se hyrja ne BE eshte menyra me e mire per te siguruar mireqenie, prosperitet e demokracine. Kjo shprese mund te themi se tashme eshte pothuajse e shuar. Kriza e madhe ekonomike qe ka kapur Europen nxorri ne drite se vete projekti i BE nuk ishte ne te vertete simboli i nje bashkimi mes te barabarteve, por ishte nje lloj forme kolonie moderne, ku vetem dy shtete, Gjermania e Franca vendosin e sundojne e popujt e tjere jane vetem te sunduar. Nuk ka dyshime se deshtimi i Europes erdhi qe kur ky bashkim nuk u shoqerua me institucione demokratike dhe me bashkim politik. Pra, BE sot ka nje monedhe te perbashket por qe nuk u perket te gjitheve. Gjithashtu BE ka deshtuar edhe ne konceptin e sigurise se te perbashket, sepse ajo vazhdon te mbrohet nga NATO, qe vitet e fundit eshte nje organizate nderkombetare eskluzivisht amerikane. Amerikanet kudo ne mbrojtje te Perindimit dhe te Europes. Ndersa BE pershkak qe nuk u transformuar ne nje federate ashtu sic ishte endrra ne fillim, duhet te realizoje disa konferenca qeveritare, me kryetaret e te gjitheve vendeve anetare e zor se mund te arrijne ne nje konkluzion te perbashket. Kush eshte mesimi i rendesishem qe na sjell Referendumi ne Skoci? Forma e vetme dhe me e sukseshme e orgazimit eshte shteti-komb. Pra, ne nje menyre apo tjeter popujt po kthehen tek shteti-komb si e vetmja menyre me e mire e organizimit shoqerore. Ky eshte nje leksion shume i rendesishem edhe per shqiptaret qe mbeten enderrimtar te nje Europe qe nuk ekziston me! Shteti-komb sigurisht sot duhet te jete i hapur me proceset e tjera nderkombetare te bashkepunimit apo te bashkimit kur tentativat jane te sinqerte, por para se gjithash duhet te garantoje ekzistencen e tij. BE pas refendumit ne Skoci duhet te reflektoje e duhet tu hap rrugen per refendume popujve qe jane akoma ne kthetrat e pushtuesve sic jane Shqiptaret ne Ballkan. Pra, rasti i Skocise deshmon qarte se nje populli duhet te jete i bashkuar dhe i pavarur e pastaj nese deshiron ti bashkohet BE.

Leave a Reply