Ronaldo: Nuk shqetësohem çfarë thotë Murinjo

Home » Aktualitet » Ronaldo: Nuk shqetësohem çfarë thotë Murinjo

By Redaksia on September 25, 2014. No Comments

ronaldo1Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, ka refuzuar të përshihet në debat me ish-trajnerin e tij, Hoze Murinjo.

Menaxheri i Çelsit së fundi tha se ai nuk ka më raporte me Ronaldon, që kur u largua nga “Santiago Bernabeu” gjatë verës së kaluar.

Por Ronaldo nuk është i zemëruar me fjalët e Murinjos, dhe thotë se ky i fundit nuk ka ndikim në të.

“Murinjo? Çfarë thotë ai nuk është e rëndësishme.

Unë mendoj vetëm për Real Madridin. Dua ta ndihmoj ekipin, për gjërat e tjera nuk mërzitem”, ka thënë portugezi.

Ronaldo ka shënuar dymbëdhjetë gola këtë sezon për Real Madridin, nëntë gola në katër ndeshje të La Liga, si dhe dy gola në Superkupën e UEFA-së ndaj Sevijas dhe një në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bazelit.

Leave a Reply