Rusia kerkon bisedime per Ukrahinen Lindore

Home » Aktualitet » Rusia kerkon bisedime per Ukrahinen Lindore

By Redaksia on September 9, 2014. No Comments

autokolona_ne_ukraineMinistri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov ka kërkuar që sa më parë të nisin bisedimet për statusin e Ukrainës lindore, aty ku separatistë pro-rusë po zhvillojnë një ofensivë rebeluese. Lavrov, ka akuzuar sot Kievin për përgatitje të sulmeve kundër rebelëve, përkundër arritjes së armëpushimit.

Separatistët po kërkojnë pavarësi nga Donetsku lindor dhe rajonet e Luhanskut, ku ata e kanë shpallur të ashtuquajturën ‘republika e popullit’. Qeveria ukrainase u ka premtuar se do t’iu ofrojë një autonomi në pjesët ky kryesisht flitet gjuha ruse, por jo pavarësi.

Një marrëveshje, me 12 pika në të, e nënshkruar në Minsk të Bjellorusisë, më 5 shtator, thërret për decentralizim të fuqive, por ajo nuk e sqaron se çfarë statusi special duhet të ketë rajoni i Donetskut dhe Luhanskut. Bisedimet në Minsk, kanë përfshirë përfaqësues të Ukrainës dhe separatisë, po ashtu edhe përfaqësues rusë dhe nga Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Evropë.

Një marrëveshje për armëpushim, arritur më 5 shtator, duket se nuk do të mbahet, pasi të dyja palët raportojnë për shkelje të saj. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andriy Lysenko ka njoftuar sot, se 5 ushtarë ukrainas janë vrarë, prej se është arritur armëpushimi. Lysenko po ashtu ka treguar se separatistët kanë liruar deri më tani 648 të burgosur, si rezultat i marrëveshjes për armëpushim, citon rel.

Leave a Reply