Sqarim per Lexuesit: pse mbeshtesim kauzen e Vitrines!

Home » Aktualitet » Sqarim per Lexuesit: pse mbeshtesim kauzen e Vitrines!

By Redaksia on September 1, 2014. No Comments

10556302_840084062691791_3675017523826134427_n
Te dashur lexues, sic besoj e keni vene re ne kemi mbeshtetur me publikime ate qe mund te quhet tashme ceshtja e Vitrines dhe jo vetem.

Ne jemi zeri i se vertetes, zeri i te dobetit dhe mbeshtesim cdo qytetar apo person juridik qe sulmohet nga renvashni i pushtetit.

Ne jemi te bindur se ceshtja e Vitrines eshte e drejta por jo idealja. Eshte e drejte, sepse me reformen e ashquajtur e arsimit te larte po luftohen universitetet qe nuk quhen pjese e pushtetit per te ngritur e per te monopolizuar arsimin e larte nga ato universitete si UET, Marin Barleti, Medheut, qe nuk kane asnje standarte me te larte se Vitrina, pervec faktit se kane lidhje e jane ne sherbim te pushtetit.

Ne jemi te bindur se kauza e Vitrines nuk eshte idealja, sepse ajo rralle ekziston e per me teper ne sistemin universitar shqiptar. Ne nuk mendojme e besojme se Vitrina eshte Oxford, por ne mendojme se Vitrina ne realitetin shqiptar ka te drejte te ekzistoje si dhe t’i jepet mundesia e asistenca per tu standardizuar. Dua te them edhe dicka per Presidentin e Vitrines, Edmond Vlashaj, i cili si cdo njeri nuk eshte i perkyer.

Megjithate,  mendoj se ai nuk e sheh realitetin ne sy e nuk po dine ta mbroje drejt kauzen e tij. Ai vazhdimisht ka sulmuar te fashmen drejtoreshe te Ministrise se Arsimit, pa doktorature, por nuk ka sulmuar asnjehere drejteperdrejt Ramen, qeverine e tij duke e kritikuar me fakte e me principi se ajo qe po ben nuk mund te konsiderohet reforme e arsimit te larte.

Z. Vlashaj, te keqen nuk e keni nga drejtoresha qe edhe vete nuk e din c’ben e cfare firmos, por e keni nga Rama dhe nga modeli i tij qeverise, qe me thene te drejten po zhgenjen edhe ata qe e kane votuar e jo me ata qe nuk e kane votuar asnjehere.

Intelektualet shqiptar, sipermarresit shqiptar e qytetaret duhet te marrin guximin qe mbi fakte e prova te kritikojne edhe Qeverine edhe Kryeministrin se ky i fundit nuk eshte Faraon e nuk duhet t’i japin iluzionin eshte i tille.

z. Vlashaj e vetmja mundesi qe te fitoni drejtesine ne nje pellg shqiptar te mbushur me padrejtesi eshte qe me fakte, prova te bene opozite kunder qeverise dhe te ashtquajtur reforme ne arsimin e larte.

Qeverite jane te perkohshme, ndersa institucionet arsimore duhet te jene shekullore. Keshtu Rama eshte sot, neser nuk do te jete, por ju duhet te besoni e te punoni qe Vitrina te mos jete si ishte e pas 100 vitesh te kete shkruar suskes ne historine e arsimit te larte shqiptar.

Alban Daci, Kryeredaktor

Leave a Reply