Te rinjte dhe teknologjia

Home » Aktualitet » Te rinjte dhe teknologjia

By Redaksia on September 14, 2014. No Comments

Image_2
Duke pas parasysh faktin se të rinjtë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuar ndaj teknologjisë siç janë : kompjuterët, telefonat mobil të quajtur smartphone apo edhe çfarëdo mjeti tjetër që bënë të mundshëm komunikimin apo edhe qasjen në rrjetet sociale atëherë detyrimisht ne duhet të mendojmë për një lloj varshmërie apo lidhshmërie të adoleshentëve me botën virtuale.
Periudha e adoleshencës është një faze komplekse ku karakterizohet  me ndryshime fizike ashtu edhe psikike, gjithashtu e karakterizohet  edhe me kriza të vazhdueshme të personalitetit.

Pra të rinjtë bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të jenë të pavarur nga prindërit, fillojnë të vendosin vetë për vetën , dëshirojnë të rrinë vetë në dhomë (kërkojnë privatësi), eksperimentojnë me vetën duke u përshtatur me atë që është në trend, të gjitha përpjekjet i bënë vetëm e vetëm të jetë sa ma i pranuar nga moshatarët. Mendimi se privatësia do i bëhet publike të riut i shkakton  ankth dhe stres që e qon drejtë izolimit apo në rastet me ekstreme edhe me lëndim të vetës apo edhe të tjerëve.

Është e rëndësishme të theksohet se në këto raste është më se e nevojshme përkrahja e prindërve,  arsimtarëve, kujdestarëve të riut në mënyrë që sa ma lehtë ta kalojë këtë periudhë stresuese.

MSc. Gëzim Shala
Psikolog

Leave a Reply