Eskluzive/TIKA financon terrorizmi? Arrestimet ne Kosove shkaktojne debate ne Turqi

Home » Aktualitet » Eskluzive/TIKA financon terrorizmi? Arrestimet ne Kosove shkaktojne debate ne Turqi

By Redaksia on September 25, 2014. No Comments

Arrestimi i një numri të madh hoxhallarësh dhe mbyllja e disa OJF-ve të mbështetura me fonde nga Agjencia Turke e Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) ka shkaktuar debate të mëdha në Turqi.
Gazeta “Todays Saman” ka publikuar sëfundmi një shkrim të gjatë ku bën një përshkrim të arrestimeve në Kosovë për mbështetje të grupeve radikale islamike dhe mbështetjen e tyre financiarisht nga qeveria turke me fonde. Shkrimi me titull: “Kë ndihmon me të vërtetë TIKA?” i gazetarit Emre Uslu hedh dritë mbi aktivitetin e shoqatave të mbështetura nga TIKA dhe lidhjet e tyre me grupet xhihadiste duke akuzuar drejtpërdrejt këtë të fundit se ka mbështur grupet xhihadiste në Kosovë. “Kë ndihmon me të vërtetë TIKA? Përgjigja e kësaj pyetjeje i jepet drejtpërdrejtë nga aksioni kundër ISIS-it dhe Al Nusras në Kosovë. Një ndër shoqatat e mbështetura nga TIKA është edhe Asosacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA), nën ndikimin e Ahmet Davutoglusë. Të gjithë drejtuesit e kësaj shoqate janë nën ndikimin e njerëzve të partisë AKP”, -shpjegohet në shkrim.
Më tej, gazeta turke vijon: “Këta njerëz vijnë shumë shpesh në Turqi duke u takuar me drejtuesit e tyre këtu. Lidhjet e kësaj shoqate me TIKA-n dhe Yunus Emren janë të dukshme. Personi kyç, Ilir Gashi do të deklaronte në 2012 se po i zhvillonin aktivitetet e tyre nëpërmjet mbështetjes së TIKA-s dhe shoqatës tjetër IHH. Jemi ndjerë të nderuar që na ka vizituar edhe Ahmet Davutoglu dhe personalitete të tjera”.

Leave a Reply