Vatikani ka deshtuar me misionin e tij te shenjte ne Shqiperi

Home » Aktualitet » Vatikani ka deshtuar me misionin e tij te shenjte ne Shqiperi

By Redaksia on September 17, 2014. No Comments

papa-francesk_2

Redaksionale

Tirana me rastin e vizites se Papa Francesco rikujtohet se Shqiperia ka komunitet katolik, se shume prifterinje e besimtare jane pushkatuar apo denuar ne kohen e regjimi vetem per faktin se ishin katolik. Tirana po rikujtohet se ne Shqiperi ka kisha katolike me rastin e vizites se Papa Francesco. Me date 21 Papa Francesco do te shkoje ne Shqiperi e nuk do te takoje asnje minister katolik, nuk do te takoje asnje perfaqesues te rendesishem katolik. Ai do te takohet vetem me ortodoks qe kane pushtuar praktikisht shtetin. Papa nuk do te gjej asnje katdrale te re te ndertuar ne Shqiperi. Nuk do te gjeje asnje monumente apo muze ne kujtim te viktimave te prifterinjeve apo besimtareve katolik te vrare nga Regjimi. Papa nuk do te vizitoje asnje zone qe ka shumice katolike. Sic duket Vatikani ka deshtuar me misionin e tij shenjte ne Shqiperi, sepse komuniteti katolik eshte i braktisur, i izoluar dhe zonat qe kane shumice katolike jane me te varferat ne vend e me probleme te medha sociale. Tirana zyrtare u kujtua se Shqiperia ka katolik duke vene foton e te reneve ne zemer te Krishtit me rastin e vizites se Papes. Politika shqiptare sic duket kujtohet per katoliket njehere ne 20 vjet, sa here qe vjen ne vizite nje pape. Ky eshte realiteti i hidhur.

Leave a Reply