Vizita e Papes, pergatjet ne sheshin “Nene Tereza” drejt fundit

Home » Aktualitet » Vizita e Papes, pergatjet ne sheshin “Nene Tereza” drejt fundit

By Redaksia on September 20, 2014. No Comments

nene_tereza-projekti
Edhe pak orë na ndajnë nga ardhja e Papa Françeskut në Shqipëri. Sheshi “Nënë Tereza” për gati një muaj ishte pjesë e rregullimeve dhe punimeve të shumta. Përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë thuajse kanë mbaruar, ndërsa priten që të bllokohen disa rrugë dhe i gjithë bulevardi.

Sipas raportimeve të gazetarit Mariglen Mërtiri, dekori dhe shtrimi i tapetit të kuq, dhe vendosja e karrigeve të zeza, simbol i flamurit kombëtar, kuq e zi, do të jetë dhe ‘dora e fundit’ e të gjitha përgatitjeve. Mësohet se shumë qytetarë, kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit, për të parë nga afër të gjitha përgatitjet dhe transformimin e Sheshit “Nënë Tereza”, të cilëve nuk u lejohet ti afrohen altarit ku do të mbahet mesha, pasi policia ka vendosur kordon.

Papa Françesku mbërrin ditën e nesërme në kryeqytet, ku dhe në orën 11:00 do të mbajë meshën e tij të shenjtë para mijëra qytetarëve shqiptar, dhe jo vetëm.

Leave a Reply