A thua edhe pasaportat dot i beje SGS

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0
Qeveria jone aktuale eshte shume e shqetesuar keto dite per rinovimin e Pasaportave dhe dokumenteve te tjera te identitetit si dhe per realizimin e skanimit te plote te tyre on line.Kerkohen elemente te reja te sigurise meqenese jemi ne dijeni qe ka patur raste te shumta problematike te multipasaportave per te njejtin identitet.Pervec shqetesimit per perballimin e nje shpenzimi te ri ekonomik qe sjell tek shqiptaret, ky ndryshim eshte shoqeruar edhe me nje stres te madh qe ka te beje me menyrat e administrimit te ketyre ndryshimeve te shpeshta , duke krijuar humbje kohe te konsiderueshme ,e cila rendon mbi supet e te gjithe shqiptareve brenda dhe jashte shqiperise njesoj si nje takse e re e lidhur vetem me egsistencen e tyre .Por: …..A u garanton shteti yne lirite ne identitetin shqiptareve te shqiperise dhe jashte saj , pasi i pajis me pasaporten apo leternjoftimin qe ai u leshon kundrejt pageses se nje takse te konsiderueshme krahasuar me kufirin minimal te te ardhurave personale te nenshtetasve te saj !?
Une jap nje shembull ku shteti yne nuk e ushtron aspak autoritetin e tij karshi nje abuzimi flagrant qe ve ne diskutim procesin e liberalizimit te ekonomise shqiptare ,sipas parimeve te ekonomise se tregut ne fushen e transportit rrugor ,kolaudimit si dhe te sigurimit te automjeteve rrugore.
Me liberalizimin e asaj pjese te ministrise se transportit qe kishte te bente me kontrollin e mirembajtjes se automjeteve apo te kolaudimeve te automjeteve, shteti shqiptar ,iu dorezua totalisht shoqerise fituese zvicerane apo maqedonase SGS edhe per kompetencen e klasifikimit te automjeteve , per pasoje edhe ate te klasifikimit te patentave duke e shnderruar ne garanten e vetme te identitetit te te gjithe automjeteve qe qarkullojne ne territorin shqiptar por kryesiSht jashte shteti.Pra SGS eshte e vetmja garante e sigurise se dokumentacionit te automjeteve rrugore shqiptare per qarkullimin e tyre jashte shteti.Kjo verfifikohet krejt lehte, jo vetem kur mjetet shqiptare kalojne neper kufijte jo evropiane por edhe ato evropiane.E thene konkretisht Per shtetin shqiptar ,per ministrine e transportit,nje furgon deri ne ne 3,5 ton shenohet me siglen B1 dhe mund te drejtohet me patente autovetture .Per SGS apo certifikaten e kontrollit teknik te mjeteve rrugore, i njejti mjet klasifikohet ne Kamion ,sepse nuk ka mundesi tjera sistemimi sipas sistemit te tyre komjuterik( keshtu shprehen ),sipas autoritetit mbikqyres finaciar AFM eshte i konsideruar C1,ndersa per TPL i njejti mjet eshte konsideruar D1 .Dmth shqip, Furgon dukat me kapacitet 1550 kg dhe peshe komplete jo me shume se 3,5 ton ne libreze te qarkullimit eshte konsideruar veture apo B1 dhe si e tille duhet te paguaje karton jeshil ,ndersa sipas Star broker ( zyra qendrore e standarteve te sigurimeve te automjeteve)i cili mbeshtetet ne AMF(autoriteti i mbikqyrjes finanziare) konsiderohet jo me mjet B1 POR D1-kamion dhe si pasoje duhet te paguaje dyfishin e primit dhe te trajtohet si mjet doganor edhe nese eshte krejt bosh ,edhe nese nuk e kalon 3,5 ton peshe permbledhese .Autoritetet doganore dhe policore te shteteve tjera evropiane nuk njohin dokumentet shteterore shqiptare te automjeteve ,as lejen e qarkullimit kombetare e as ate nderkombetare leshuar nga ministria e transportit ,por vetem ato private di SGS dhe Kartonin jeshi te shoqerive private qe drejtohen nga STAR Broker sh.a .Pra ka nje trajtim te trefisht qe na ben sa qesharake dhe idiote ne shqiptaret perpara sherbimeve doganore dhe policore te shteteve te tjera ,te cilat nuk e njohin shtetin shqiptar si dhe dokumentet qe ky shtet jep kundrejt taksave qe paguajne shqiptaret vit per vit ,por njohin shoqerite private jo shqiptare te cilat i japin pretekst ketyre shteteve per nje trajtim cnjerezor te shoferave shqiptare me bllokime deri ne 5 ore ne stacione doganore e policore vetem per moskonkordim e paregullsi dokumentacioni qe bien ne kundershtim ndervete dhe me normat e komunitetit evropian.Mosperputhja libreze,certificate,sigurim dhe patente konfirmon dobesine dhe paregullsite e shtetit tone si dhe funksionareve te tij por jo vetem ,kjo u jep shkas per fitime te padrejta abusive shoqerive te sigurimit ne cadren e brokerit dhe te ATM ,duke krijuar edhe kushte per monopilizimin e biznesit si dhe te transportit vetem per shoqerite e medha te perkedhelura nga korrupsioni shteteror qe ka trasheguar shteti yne qe ne kohen e ekonomise se centralizuar . MERITA BEKTESHI (URBANO)