Arsimi publik jetim…

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0Per te hyre ne shkollen nentevjecare te sime bije duhet te jesh i pergatitur nga ana fizike morale dhe intelektuale.Per sa i perket asaj fizike femijet e shkolles duhet te jene te forte e te shtyjne me sa te kene fuqi njeri tjetrin ,per te hape tunelin e kalimit te perditshem , ndermjet autoveturava te prishura te nje servisi mekanik vendosur ngjitur me deren e shkolles , ndertuar ne mes te rruges qe te con per ne shkolle.Pasi e kalon tunelin e prinderve dhe nxenesve qe shtyjne njeri tjetrin si kuajt qe zgjidhen nga stallat, arrin ne oborrin e shkolles plot me femije qe ngaterrohen njeri me tjetrin duke prite ,mesuesit qe pine kafen e pare te mjesit ne klubet afer shkolles .Tek te dyja dyert e shkolles shitesat ambulante ngjajne me plakun e vitit te ri te rrethuar cdo dite me femi qe blejne lloj lloj qeskash me produkte te kripura e fergesa aspak te shendetshme per nje dite te re e te frutshme mesimi.Cdo dite simfonia e pluhurit te rruges bashkohet me borite e makinave qe bllokohen ne rrugen e sakrifikuar nga ndertuesi i paligjshem se bashku me tingujt e himnit te flamurit shqiptar i cili percjell cdo dite femijet per ne klasa , qe duken sikur hyne ne fushe beteje me gjithe ate sekelldi e vuajtje deri sa mberrijne ne bankat e tyre.
Ne shkollen e time bije ,nese je ne klase me xhama te regullt je me fat,nese xhamat I ke te thyer nga femijet e rruges nuk duhet te besh denoncim ,sepse per inat te rojes qe e kalon gjithe naten neper klubet e pijaneceve ,e duke perfole gjithe lagjen ,mund ti thejne gjithe xhamat e katit dhe nderrimi i tyre bahet krejt i pamundur. Ne shkollen e time bije femijet nuk i perdorin banjot sepse ndodh qe nga pislleku e vjetersia e tyre mundet edhe te humbin ndjenjat e te bine pertoke edhe pse jemi ne 2014.Per ta shkolluar time bije ne kete shkolle publike nentevjecare duhet te jesh i pergatitur moralisht qe, femija yt per 4 ore nuk te perket jo vetem ty ,por as botes se femijeve.Duhet ta kuptosh qe femija eshte mall qe trajtohet sipas cmimit qe mesuesit e pashpirt i vene neper tavolinat e keshillit pedagoxhik , qe ngjajne me tavolinat e lotosportit ku ne vend te basteve per ndeshjen hidhen bastet per femijet kush e kush nga prinderit e femijeve e han presionin e paguan haracin me dhurata nga mete shtrenjta ,per te blere miresine ndaj femijes se vet.
Te shkollosh femijen ne shkollen publike te sime bije duhet ta kesh femijen superinteligjent ,qe mesuesit te mos kene nevoje te spjegojne te punojne si duhet e qe femijet te bejne testime edhe 2 here ne jave edhe pse mesuesja e matematikes mungon edhe tre ore resht perpara testit.Te shkollosh femijet ne shkollen publike afer shtepise time, duhet ta pergatitesh femijen moralishte qe jeta eshte e veshtire dhe e pabarabarte ,qe pabarazia vjen nga shpirtligesia qe fillon qe nga bankat e shkolles e qe duhet nenshtrim,nenshtrim ndaj vullnetit te mesuesit i cili nuk eshte me ne rolin e edukatorit apo te psikologut por ne rolin e xhandarit qe me kerbacin e notes u rrin mbi koke femijeve te shkrete ne ato ore te pakta lumturie qe ato do te mund ti kalonin ne shoqerine e tyre te barabarte.Ato e dine qe jane te barabarte edhe pse mesuesit i japin te kuptojne qe jane te ndryshem ,ato e ndjejne qe jane te barabarte edhe pse prinderit i thone qe jane te vecante,Femijet e ndjejne veten e tyre te barabarte para padrejtesive,te barabate para pandjeshmerise, papergjegjshmerise te barabarte perpara shpirtligesise e hakmarjes injorante te mesuesve me ideale te vdekura.Pra kjo eshte shkolla e sime bije ose me mire te them ishte shkolla e sime bije …

Merit Begteshi Urbino