Dy PS-te, nje e Rames e nje e Rucit

IMG_1454705651002-1

Alban Daci

Sot, mund te thuhet se ka dy PS, njera e Rames me shoket e tij, qe kane pushtetin, por nuk kane bazen dhe e dyta eshte e Rucit, e cila nuk e ka pushtetin, nuk e kerkon pushtetin, por mban idealet e majta dhe ka lidhje te forta e historike me bazen. Deri para ca kohesh dukej sikur tek PS po shkonte gjithcka ok! PS ishte kthyer ne Pushtet e marrja e ketij te fundit sikur i kishte gezuar te gjithe e e keshtu kishin lene menjeane merite e vjetra.
Ruci, per shkak te kaluares se tij dhe stilit te berit politik, nuk ka kerkuar asnjehere te kete pushtetit konkret ne dore edhe pse gjithmone ka pasur celsat qe te cojne tek pushtetit. Rama, u be kryetar partie dhe Kryeministerr pikerisht fale mbeshtetjes se Rucit. Por, sic duket marrja e pushtetit i nderrojne mendjen Rames, sa beri te besonte se pushtetin e kishte marre vete.
Ruci, mbetet nje politikane qe gjithmone eshte identifikuar me te majten dhe gjithmone ka insistuar per rujatjen e ketyre idealeve tek PS. Megjithate, Ruci nuk pelqen te flasur ne publik per ceshtjet e brendeshme te Partise e nese e ben, do te thote se sipas tij ka ardhur momenti per te bere ndryshime te rendesishme, e pse edhe ne lidership.
Ruci ka filluar te reagoje ne lidhje me ministrat e PS, sidomos me Ministrin e brendshem si dhe per deputetet qe nuk kryejne detyrat e nuk respektojne sovranin. Mos valle reagimet e koheve te fundit te Rucit, mandati i pamandatuar i kryetarit te PS, linja politike e Qeverise, jane shenja te qarta per ndryshime lidershipi, pse jo edhe ne nivelet me te larta te PS. Kjo eshte per tu verifikuar, por qe kemi aktualisht dy PS, nje te Rames e nje te Rucit nuk ka me dyshime. Dyshimi i vetem eshte cila nga keto PS do te fitoje e do te vazhdoje te qendroje ne pushtet nese mundet.