Dy serbe denohen me nga 20 vjet burg per krime te tmerrshme lufte

received_580367725425599
Dionis Xhafa

Dy ish-policë serbë të Bosnjes, Predrag Milisavljevic dhe Milos Pantelic janë dënuar të dy me nga 20 vjet burg për ekzekutimin e 48 civilëve myslimanë boshnjakë në Vishigrad më 1992.

Gjykata e shtetit të Bosnjes ka shpallur fajtor Milisavljevic dhe Pantelic për masakrën e ndodhur në komunën Sokolac, transmeton BIRN.

Dy ish-policët kanë ekzekutuar burra, të cilët më parë i kanë burgosur.

Policët serbë kanë ekzektuar me armë disa persona, ndërsa disa të tjerë i kanë rrahur për vdekje.

Burrat e vrarë janë gjetur 8 vjet më vonë në një gropë, ku ishin hedhur nga policët serbë.

Një i pandehur i tretë, Ljubomir Tasic, u lirua nga akuzat kundër tij.