Shqiptaret bejne allashverish me deftere ne dore

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0A do ti kishte shkuar ndonjehere ndermend stilistit te njohur Versace se pantallonat e tij do shiteshin ne qender te Tiranes , kryeqyteti t te Shqiptareve , me defter !?-Sigurisht qe jo !
Biznesi shqiptar ka vite qe funksionon me defter ,apo dhe me klering.E thene ne fjale te thjeshta me defter do te thote me regjistrime ne librin e borxheve, ndersa me klering do te thote me shkembim malli …Keto menyra arkaike te te berit biznes ne Shqiperi pak kush nga politikanet tane i ka zene me goje ,biles nje dite kur une po mendoja ,t’ia beja te njohur kete problem nje familiari tim qe mer ere goxha nga politika,mora pergjigjen: ”-Eshte normale qe punohet pa leke ne dore sepse ne ketej nga tirana , operojme me banka ! …Nuk e di pse automatikisht mu kujtua emertimi i “ credins bank “ dhe mendova ne ate moment, qe do kem shume mangesi ne njohurite e fushes se biznesit edhe pse pothuajse prej 20 vjetesh ,nuk ka pellembe te shqiperise qe nuk e njoh per motive tregetare apo studime tregu…
Ne shqiperi ka sipermarres ,por ka dhe shume tregetare misionare !!!
Besoj qe do ishte dakort me mua nje perqindje e mire e tregetareve, per misionin e veshtire qe kemi mbajtuar mbi supet tona, me qellim civilizimin apo rritjen ekonomike tonen ,te familjeve tona ,ne kuadrin e reformimit te sistemit ekonomik shqiptar nepermjet liberalizimit , sipas moketeve te gatshme evropiane.
Sikur moketet do ishin zbatuar me pike e presje ,per gjithe keta vite levizje te fuqishme qe ka pesuar kombi dhe ekonomia Shqiptare ,nuk do kishim me probleme te mbijeteses ; por politikanet tane zgjodhen kopjen e keqe evropiane dhe jo evropiane per te stimualuar ekonomine shqiptare dhe kryesisht motoret e pasurimit te tyre vetjake.Pasoje e ketyre motoreve eshte edhe “ Defteri” .
Defteri lindi qe ne vitet e para 90 kur ndihmat qe u akordoheshin shqiptareve nga misionet e ndryshme evropiane dhe jo evropiane ,rihidheshin ne treg per qellime perfitimesh .Me pas zingjiri i ndihmave qe polli korrupsionin shqiptar gjeneroi nje sistem ekonomik jo real ,te bazuar ne zigzake te coroditura e te imponuara nga nje grusht politikanesh kukulla ,te papervoje, te papergatitur , pa dinjitet e pa karakter, njerez pa palce kombetare qe vazhdojne te eksperimentojne edhe sot e kesaj dite, modelet e pasurimit te familjeve te tyre ,deri ne brezat e trete apo te katert. Politika e vjeter shqiptare e katapultoi ekonomine e shqiperise ne modelet me te dobeta e te pista qe eksperimentoi ndonjehere bota e papervoje industrialiste.Ne vend qe kombi te zhvillohej ai ra pre e hakmarrjes se sipermarresve te vjeter komuniste te cilet per te mos humbur favoret e vjetra e moren vete “ Defterin ne dore “!!
Modeli i “defterit “u injektuan thelle ne psikologjine e pamundesise shqiptare , u be model i pandashem i jetes se tyre ,duke moskoresponduar aspak me normat me elementare te qyteterimit te hershem evropian ,per te cilin cdo mall apo pune e perfunduar si duhet ,duhet vleresuar me shperblimin korrespondues ne te mira materiale, per te mirat materiale te ofruara apo te sherbyera ,ne kohen e duhur kur ofrohen keta mallra e sherbime !
Defteri po ua mer shpirtin tregetareve te vegjel e te mesem shqiptare ,se te medhenjte e perdorin biznesin per hobi.
Hakmarrja e injorances vazhdon e derdhet mbi kombin tone.Dhe ai prape fal ,se eshte komb qe fal por dhe falja ka nje kufi deri sa ai komb te mos jete i destinuar te mbetet nje komb vetem ne “ Defter “……

Merit Bekteshi (Urbano)