Une dhe Viktor Tusha

535904_864421480256516_3133404215701438155_n

Eduart Ndocaj

Viktor Tusha, ne menyre amatoreske, tinxare po perpiqet te replikoje ne distance me mua. Jo me larg se tre dite me pare, pa pasur guxim qe te me permende as emrin ka shkruar se ne qytetaret e Lezhes, nuk kemi syte me pa projektet e medha qe Tusha na paska realizuar ne Lezhe. Sa keq! Keto projekte jane aq te medha, sa vetem syri i Tushes i paska pare.
Projekte qe Tusha ka publikuar me krenari jane aq shume amatoreske, te shemtuara sa edhe vajza ime qe eshte ne fillore mund t’i bej shume me profesionale.
Tusha vetem nje gje ka dite te bej mire dhe me lart se te tjeret, pallatin shume katesh qe ndodhet ne qytetin e varferise, papunesise e te deshperimit te madhe.
Une, zyrtarisht jam ne politike, e ne politike duhet te ballafaqojme idete, te krahasojme projektet. Une, gjithmone gjerat e mia i kam thene publikisht e kur ka qene puna per Tushen i kam thene emer e mbi emer.
Une, kam shume dallime me Tushesn. Se pari, Tusha le te na thote publikisht se si eshte bere i pasur? Cfare pune ka bere me pare? A mjafton rroga e Kryebashkiakut te Lezhes, per te ndertuar pallate e saraje? A mund te na thote pse ishte ne Qatar e cfare ka firmosur atje? A mund te na thote, pse kaloje nga PD ne LSI e sot kerkon besimin e PS per te marrin mandatin e trete? Dallim tjeter imi me Tushen eshte se ai, gjithe jeten nuk ka punuar, por ka bere vetem politikanin, e te besh politikanin ne Shqiperi e dime te gjithe se cfare do te thote. Te mbushes xhepa e kaq! Une, me djers me punen kam ndertuar gradacela ne Milani, ndersa Tusha me rrogen e Kryetarit te Bashkise ka ndertuar pallatin dhe sarajet personale.