Vetem lojtaret me te mire, te rinj e te pakorruptuar mund t’i nxjerin jashte loje “ Futbollistat “ e vjeter

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0

Keta vitet e fundit po kerkohen ne menyre evidente e te stergjatur faktoret frenues te zhvillimit ekonomik ne Europe e gjetke.Filozofe ,profesore,industrialiste,politikane etj etj ,te cilet nuk e njohin vuajtjen ne asnje lloj forme , kryesisht ate ekonomike, shpallin me vendime ,shkrime,artikullime fajtoret e ketij frenimi te ashtuquajtur krize ekonomiko-globale . Vijojne studime pas studime, akuza pas akuzash ,pa asnje rezultat ,vetem shkaqe deshtimesh, pa asnje pergjegjesi per keto deshtime kolosale kryesisht nga ana e atyre qe duhet te parashikonin keto qe po ndodhin ,edhe si rezultat i modeleve qe keta shkencetare apo filozofe krijuan per vite me radhe . Percaktimi i fajtoreve ne keto gjetje momentale , nuk sjell asgje te re ,por krijon shpesh baza per lindje konfliktesh nga me te ndryshmet,te pallogjikshem e shpesh te pakontrollueshem,natyrisht qe skane te bejne aspak me korigjimin e modelit te pergjithshem apo global ekonomik ,por me permbushjen e orekseve te pashtershme te atyre qe jane mesuar “ te kene Teper “ me perfitime te pajustifikueshme ne raport me racionalitetin e kontributit human . Me fjale te thjeshta sot “ ai qe mundohet me shume ka me pak dhe anasjelltas” Edhe tek ne ndjehet tendenca e maskimit te problemeve themelore individuale me problemet globale.Tek ne ka krim ekonomik ,mosllogaridhejne ,ka vjedhje te te ardhurave ,ka pune te zeze deri ne 80 per qind.Ka nje pabarazi marramendese jo vetem ne shperndarje te ardhurash ,por edhe ne taksimin e ketyre te ardhurave ,ne mbledhjen e tyre si dhe ne kontrollin e realizimit te tyre . Ne asnje menyre nuk mund te korigjojme egzistencen tone duke ua hedhur fajin krizes globale ,apo vetem thjesht politikaneve qe nuk dine ta menagjojne ate! Ne Shqiperi kriza ka emer e mbiemer;” korrupsion ekonomiko –social jo vetem i trasheguar me anen e transfuzionit te korrupsionit nga njeri drejtim politik ne tjetrin , por formalizim te plote te tij brenda nje grupi politik te perbere ne shumice prej njerezve te maskuar me ideale patriotike e evropiane. Kjo maske me emrin LSI sot eshte nje e keqe e madhe qe natyrisht nuk mund ta pagezojme kurresesi me emrin mafie, nese nuk e lokalizojme ate.Ne qytete te ndryshme Lsi ka forma te ndryshme .
Ne Qytetin tim ne shkoder ka modelin e nje krimineli ordiner tangjentist dhe vrases,i nje krimineli me deshmi penale te njollosur nga sherbimet policore evropiane dhe jo evropiane.
Ky kriminel ordinere ka uzurpuar te gjithe fuqine e pushtetit jo vetem ne menagimin lokal e nderlokal por edhe nderlidhjet qe ky menagjim ka me sistemin ekonomik privat dhe jo privat ,sistemin juridik lokal dhe nderlokal .Kriminelet ordinere kane pushtuar jo vetem jeten ekonomiko-sociale ne Shkoder ,por dhe ate kulturore ! Kriminelet ordinere kane pushtuar sistemin e regjistrimit te pasurive te patunshme duke e zevendesuar sistemin e vjeter vjedhes e korruptiv me nje sistem te ri tashme te stabilizuar, bazuar ne parimin “ Kush ka ka per ne ! kush nuk ka nuk ka te drejte te jetoje !!
Jeta , e ardhmja ska si te jete pergjithmone per “ kampionet e perkohshem “ qe me blerjen me te piset qe ka pare ndonjehere historia e shqiperise qe prej pushtimit turk dhe atij komunist , poseduan me perdhunim voten e popullit tashme te lodhur nga politikanet kukulla e me maska benefatoresh!
Thote populli nuk mbulohet dielli me shoshe ! E nese u mbulua perkohesisht kjo tregon qe fortuna eshte afer !
Merita Bekteshi( Urbano )