Bie ne prangat e policise nje ish-punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror

Home » Aktualitet » Bie ne prangat e policise nje ish-punonjes i Sherbimit Informativ Shteteror

By Redaksia on November 25, 2014. No Comments

policia-kukes1Bie ne prangat e policise një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror i larguar nga detyra prej 3 vitesh pasi shfrytëzonte postin që kishte pasur deri në 2011-ën, duke u prezantuar me dokumente sikur të ishte ende në SHISH.

Policia ka thene se 52-vjeçari Llazar Berati është arrestuar në flagrancë pas mesnate (rreth orës 00:30) nga shërbimi i Policisë Rrugore në kryqëzimin e Shëngjinit, pasi në makinën që drejtonte, tip Audi me targë AA 78 JA, kishte vendosur fenelina.

Në automjet i janë gjetur dhe një tabelë që përdoret nga Policia Rrugore dhe një palë pranga që i mbante pa leje përkatëse.

I dyshuari mesohet se është ndaluar rreth orës 17:30 dhe i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente duke u prezantuar si punonjës i SHISH. Por nga verifikimet e kryera, Llazar Berati nuk rezulton të jetë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror nga vitit 2011 dhe dokumentet i mbante në kundërshtim me ligjin.

Leave a Reply