Dokumente false, Prokuroria e Lezhes kerkon 30 vjet burg per 7 persona

Home » Aktualitet » Dokumente false, Prokuroria e Lezhes kerkon 30 vjet burg per 7 persona

By Redaksia on November 15, 2014. No Comments

dfgdfghLEZHE- Prokuroria e Lezhës kërkon në total dënimin me 30 vjet burg për 7 persona, ndër të cilët 4 zyrtarë lokalë në komunën Shëngjin dhe 3 topografë, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Për prokurorinë e Lezhës, këta persona janë fajtorë, pasi, nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar,

kanë shndërruar tokën kënetore në zonën turistike të Kunes, në Shëngjin, në tokë bujqësore dhe ua kanë shpërndarë disa banorëve, (në dokumenta kanë shënuar se këto prona u janë kthyer vite më pare, por realisht dokumentat janë bërë kohët e fundit, pasi në atë zonë nuk ka pasur asnjëherë tokë bujqësore). Gjithesesi, këta banorë, të cilët janë bërë “pronarë” me dokumentat e hartuar nga këta shtetas, kanë nisur ta mbushin me inerte për t’i justifikuar si toka bujqësore ose troje për ndërtim. Këto prona, pasi u janë shpërndarë banorëve, nje pjese u janë shitur të tretëve, duke krijuar në këtë mënyrë një seri shkeljesh ligjore

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Lezhës kërkon dënimin e shtetasve si më poshtë:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit Shan Gërdhati, dtl.1958, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Shan Gërdhati për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.

2.Deklarimin fajtor të të pandehurit Agostin Gjini, dtl. 1964, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Agostin Gjini për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj, dtl. 1960, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikoll Prelaj për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit” të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6(gjashtë) muaj burgim.Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Nikoll Prelaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.

4.Deklarimin fajtor të të pandehurit Fran Licaj, dtl. 1947, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5(pesë) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Luigj Paloka, dtl. 1942, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim. Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Fran Licaj për një periudhë prej 3(tre) vjetësh.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Avdi Mali, dtl. 1935, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”të parashikuar nga neni 186/3 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënien në provë të të pandehurit Avdi Mali për një periudhë prej 2(dy) vjetësh me kusht që gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit, për të cilët është dërguar kërkesa për gjykim, duke kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrës shtetërore dhe duke falsifikuar dokumenta, kanë arritur të shpërndajnë si toka bujqësore dhe më pas të regjistojnë në ZRPP Lezhë, toka që ndodhen në zonën turistike Kune, Shëngjin, në hapësirat kënetore të cilat janë toka pa fryt apo liqene e këneta. Si rrjedhojë përfituesit e këtyre pronave kanë vendosur kufijtë në këtë hapësirë

kenetore dhe kane filluar të sjellin inerte për ti kthyer këto sipërfaqe kënetore në shesh ndërtimi. Këto pasuri të regjistruara në mënyrë të kundraligjshme jane rregjistruar në parcelat me nr.14, 47 dhe 12, që i përkasin zonës kadastrale nr.1987.

Aktet e marrjes së tokës në pronësi janë plotësuar kohët e fundit, për llogari të viteve të mëparëshme. Këto akte janë lëshuar me numër me fraksion, si shtesë tapie. Me pas, këto dokumenta, janë përpunuar, konfirmuar dhe nënshkruar në kundërshtim me ligjin nga Komuna Shëngjin. Të gjitha këto akte, janë hartuar me data të mëparshme, si dhe nuk mbajnë numra protokolli apo nëse i kanë janë të paqëna apo të paregjistruara në librat e protokollit të Komunës dhe më tej janë vulosur me vulën e Komunës Shëngjin. Megjithatë ka raste që edhe vulat janë falsifikuar. Këto praktika të paligjshme dokumentash janë paraqitur pa protokoll tek Sektori i Mbrojtjes dhe Administrimit të Tokës, në Qarkun Lezhë, ku pasi janë konfirmuar, janë dërguar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, e cila i ka regjistruar dhe ka lëshuar certifikata pronësie. Vlen të theksohet se edhe afishimi publik i fillimit të regjistrimit fillestar të këtyre pronave është bërë fiktivisht dhe pa u protokolluar apo regjistruar. Nga ana tjetër vetë shtetasit që janë pajisur me tokë, nuk kanë dijeni se ku ndodhet kjo pasuri (të cilat janë të përmbytura nën ujë), si dhe nuk kanë caktuar asnjë topograf për matjen e tokës. Shumica e këtyre pronave, pasi janë regjistruar jane shitur tek të tretët.

Çështja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe akoma nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor.

Leave a Reply