Eskluzive/ Intervistë me z. Eduart Ndocaj, Kryetarin e FDSH:  Bashkimi i demokristianëve, modeli politik i Shqipërisë dhe ndëshkimi i diktaturës

Home » Aktualitet » Eskluzive/ Intervistë me z. Eduart Ndocaj, Kryetarin e FDSH:  Bashkimi i demokristianëve, modeli politik i Shqipërisë dhe ndëshkimi i diktaturës

By Redaksia on November 27, 2014. No Comments

10743646_737110903036868_779743553_n

Intervistoi: Alban Daci, Kryeredaktor

I nderuar z. Ndocaj, ju falënderojmë shumë për këtë mundësi  për të bashkëbiseduar së bashku për çështje që lidhen me politikën, Shqipërinë, shqiptarët dhe çështjet sociale.

Z. Ndocaj, ju ndjekim me vëmendje dhe jam i bindur se sot ju jeni një realitet politik. Këtë e them, për shkak rrugës që ju keni zgjedhur me ardhur në politikë dhe mënyrë e drejtpërdrejtë dhe pa dorashka që keni për qëndrimet dhe deklarimet që bëni.  Z. Ndocaj, ju jeni para së gjithash sipërmarrës në Europë, pastaj edhe politikan. Jemi kurijoz të dimë, sipas jush çfarë e mundon Shqipërinë sot?

Ju falënderoj për mundësinë që më jepni të komunikojë me Ju, me lexuesit e Gazetës Arbëria dhe me të gjithë shqiptarët. Do të jemi i drejtpërdrejtë me ju ashtu siç kam qenë deri tani në të gjitha qëndrimet e mia politike. Shqipërinë sot e mundon një model konkret zhvillimi dhe një alternativë e fortë besuese politike. Shqipëria duket sikur vazhdon të lundrojë në një rreth vicioz, ka raste sporadike që duan të bëjnë ndryshime në Shqipëri, por këto sot janë minorancë dhe shumë herë mbetën të izoluara e në disa herë të tjera bëhen të asimiluar nga “shumica”. Sot, Shqipëria nuk ka një model konkrete, një synim konkret për të pasur arritje konkrete në rritjen ekonomike. Shqipëria, vazhdon të jetë në fazë eksperimentimesh. Kishim taksën e sheshtë, e cila ç’është e vërteta stimulon kapitalizmin, lirinë e iniciativës dhe garancinë dhe sot kemi aplikimin e një takse të sheshtë, e cila bën që Shteti të jetë i fortë dhe iniciativa e lirë të robërohet.  Kam shumë miq në politikën shqiptare, kam edhe shumë  që nuk do i kundërshtoja armiq, pasi politika nuk pranon armiq, por që mendojnë ndryshe nga unë. Shqipëria ka figura sot në politikë dhe jashtë saj që mund të japin kontribute të çmuara në jetën politike. Detyra e politikës është që jetë e hijshme, e hapur dhe t’i bëjë pjesë të sajën të gjithë elementët pozitiv, që disa i quajnë me krenari “elita”. Pra, politika duhet të dalë nga logore që është dhe të jetë një alternativë dhe një stil jetese me progres demokratik.

Z. Ndocaj, keni qenë kandidat i PS në Lezhë. Sot jeni një përfaqësues i demokristiane. Largimi i juaj nga PS dhe identifikimi me demokristianët, mos lidhet me formimit tuaj dhe me traditën familjare të respektuar ne Veri, kryesisht ne Mirditë dhe Lezhë?

Ju falënderoj shumë për këtë pyetje. Ka pasur shumë spekulime me kandidimin tim që ka origjinë kryesisht nga mediat e kontrolluar nga Rama. Unë, jam larguar nga Shqipëria në moshën 13 vjeç drejt emigracionit. Fillimisht në Greqi e pastaj edhe në Itali. Arsyeja ishte e thjeshtë si shumica e shqiptare, arse ekonomike dhe dëshirë për të barë botën që na rrethon. Kam pasur një jetë jo të lehtë, kam fjetur jashtë, kam punuar me orë të gjata, por nuk jam mposhtur asnjëherë, dhe më në fund me djersë e sakrifica kam krijuar një jetë të mirë në Milano. Të mirat materiale që kam krijuar, i kam nda me miqtë, e me çdo shqiptarë hallexhi që më ka trokitur në derë.  Shqipërinë asnjëherë nuk e kam harruar, nuk e kamë lënë pas dore. Gjithmonë jam kthyer në vendlindje Manati, kam investuar në Shqipëri. Unë, jam biznesmen para së gjithash dhe nuk i njihja hipokrizitë e politikës shqiptare. Si sipërmarrës, mendoja dhe isha i bindur qe rotacioni i pushtetit i bën mirë demokracisë. Në këtë prizëm u aktivizova me PS në Lezhë, pra nuk e pash PS so ish PPSH apo si diçka fals. Kontributi im ka qenë i rëndësishëm në Lezhë. Nuk ka nevojë të flas vetë, se nuk më pëlqen të flas për vetën, pro mjafton të bëni një xhiro në Lezhë, të pyesni për mua dhe do e merrni përgjigjen në lidhje me kontributin tim. Problemi i PS sot është se ajo është larguar nga elektorati i saj, nga qytetarët. Nuk mund të vazhdoja të identifikohesha më me një subjekt të tillë që fillimisht tradhton kontributin e kandidatit të tij dhe pastaj të elektoratit. Unë, kam një histori të respektuar familjare në Mirditë e Lezhë. Familja ime ka përfaqësuar një nga bajraqet me të rëndësishme të Mirditës. Unë, jam një ndër familjet më të respektuara katolike dhe ndoshta me e sulmuara nga Regjimit për shkak të besimit katolik dhe patriotizmit të pastër shqiptar. Mendoj, se besimi katolik ka një identifikim të fortë edhe më çështjen dhe kauzën shqiptare. Por, nuk duhet të harrojmë se ne, Mirdita, jemi kufitar edhe me myslimanët,  për shembull me Dibrën, por për Komb kemi qenë gjithmonë bashkë. Me identifikimin tim si demokristian, nuk kam bërë asgjë tjetër, veç se kam ri gjetur vetën dhe kam respektuar të kaluarën time.

Ju kemi ndjekur, keni pasur takime  me PDK e flitet për një bashkim konkret? Kur mund të ndodh? Cfarë është kjo marrëveshje? Për çfarë mendoni se ka sot nevojë komuniteti i Krishterët në Shqipëri?

Po është e vërtetë se kemi pasur takime dhe negociata të vazhdueshme, FDSH-PDK dhe Eduart Ndocaj-Nard Ndoka. Dëshira e bashkimit të demokristianëve është një dëshirë e kahershme që është vazhduar me Skënderbeun, por që pas largimit të Nolit, ka mbetur në vend për më shumë se 70 vjet.  Unë, jam shumë i vogël për të folur për historinë dhe kontributin e komunitetit të krishterët e sidomos atij katolik. Por le të lëmë historinë e të flasim në terma politik e në sensin demokratik. Ne kemi 570 mijë katolik në Veri dhe e vërteta është se, sot është komuniteti më i diskriminuar dhe më pak i përfaqësuar në të gjitha instancat shtetërore dhe në Parlament. Bashkimi i demokristianëve rrit përfaqësimin dhe përjashton mundësinë e diskriminimit. PDK, si çdo subjekt politik shqiptar, ka një histori 20 vjeçare, me ulje dhe ngritjet e veta. Por, sot mund të themi se nga partitë e vjetra demokristiane, është e vetmja që ka përfaqësim parlamentar dhe që ka një strukturë të mirëfilltë e klasike politike. Marrëveshja politike e FDSH-PDK u referohet vlerat demokristiane dhe ka për qëllim përfaqësimin dinjitoz të komunitetit katolik si dhe është e hapur për çdo subjekt apo individ që ndjehet  dhe mendon si demokristian. Marrëveshja do të konkludohet së shpejti dhe ju garantojmë që efektet e kësaj marrëveshje në politikën shqiptare do të jenë si “Drita e Promoteut”, pra do e shkund politikën shqiptare nga melankolia e e zakonshme.  Komuniteti katolik është një realitet i rëndësishëm social, fetar, ekonomikë e pse jo edhe politikë. Bashkimi i FDSH me PDK do e bëjë më të përfaqësuar e më dinjitoz.

Të mbetemi tek bashkimi i demokristianëve. Po Mark Froku a do të jetë pjesë e këtij bashkimi?

Ju falënderoj që më bëtë të pyetje.  Marku është një mik, është familje e respektuar pukjane e katolike. Ne i themi Markut se e keni derën e hapur. Vendimi përfundimtar i mbetet atij. Mund të them se sot Marku është një demokristian mes socialistëve.

Ok! Meqë tani jemi në prag festash. Jam kurjioz të di çfarë do të festoni 28 apo 29?

Haha! Interesante. Unë, jam familja e persekutuar, katolike, bëj pjesë në Lidhjen e Lezhës. Atëherë si mendoni ju? Unë, njoh vetëm një festë, 28 nëntorin, festën e Lidhjes së Lezhës dhe Pavarësinë e Imailit dhe Isës. Respektoj kontributin e çdo partizani të ndershëm që ka luftuar për kombin, por vetëm kaq. Mendoj, se politika e sotëm dhe konkretisht dyshja Rama-Meta po identifikohen më Diktatorin. Unë, jo vetëm që distancohem, por ardhjen e tij në pushtet e konsideroj si faqen më të zezë të historisë tonë kombëtare.

 

Alban Daci: Ju falënderojmë për mundësitë që na dhatë e punë të mbarë!

Eduart Ndocaj: Faleminderit edhe ju e suksese!

 

Leave a Reply