Flet i zoti i shtëpisë: Ja si “policët” na grabitën paratë

Home » Aktualitet » Flet i zoti i shtëpisë: Ja si “policët” na grabitën paratë

By Redaksia on November 27, 2014. No Comments

Dalin të tjera detaje, një ditë pas grabitjes së bujshme në fshatin Kallmet të Lezhës, ku 3 persona të maskuar si policë arritën të marrin 10 milion lekë të vjetra dhe 2 mijë euro në shtëpinë e Kol Gegës. I zoti i shtepisë tregon se ata janë paraqitur tek dera si punonjës police dhe se makina e tyre kishte fenelinë. “Erdhen duke u prezantuar si punonjës policie me pretendimin se femijet e mi në emigrim kishin kryer një vrasje. Ata thanë se duhet të bënin një kontrroll në shtëpi. Ne ua hapëm derën dhe i lëjuam “të bënin detyrën” –tregon Kol Gega. “Vetëm pasi u larguan pamë që mungonin të hollat – thotë ai. Ne familjen Gega ishte deputeti i Partise Demokratike Aldo Bumci dhe kreu i kesaj force politike ne Lezhe Paulin Marku. Sipas tyre krimi po gjen terren veprimi pasi policia po arreston njerez me vegla pune ndersa nuk arreston dot kriminelet./lapsi.al/

Leave a Reply