Frymezim nga Paketa Fiskale

Home » Aktualitet » Frymezim nga Paketa Fiskale

By Redaksia on November 9, 2014. No Comments

10703609_894327360594963_587735214762890101_n
Adriatik Lapaj, avokat

Nese shtetit i duhen leke, atehere zgjidhja eshte qe te rrise efikasitetin ne mbledhjen e taksave dhe tatimeve, dhe jo te shtoje taksat dhe tatimet. C’dua te them me kete? Shume e thjeshte, sot qe flasim informaliteti ne Shqiperi me shifra zyrtare eshte mbi 30%, ndersa ne realitet i kalon te 50%.
Ne jemi koshiente qe sot shumica e punonjesve punojne ne te zeze, te padeklaruar. Gjithashtu ne jemi koshiente qe dhe ata qe deklarohen, deklarohen ne paga dukshem me te ulta se ato qe marrin ne realitet dhe kjo me te vetmin qellim per tu ulur shumen e kontributeve ne buxhet.
Po te gjithe ne e dime mire, sepse e shohim cdo dite me syte tane qe ekonomia jone e perbashket vidhet ne cdo hap te jetes tone, cdo cast, vidhet kur ne blejme karburante dhe shitesi nuk jep fature, ose kur qytetari s’kerkon fature.
Vidhet dhe kur hipim ne autobuz, pasi nuk priten biletat, dhe nese priten ato ose priten ne numer me te vogel se sa jane pasagjeret ose ne te shenohet nje shume me e vogel se cmimi real i biletave qe ne paguajm.
Po po Shteti jone vidhet dhe kur ne blejme ne dyqane, ku sna jepet fature fare ose shitesja faturon nje klient po dhe tre jo. Ekonomia jone vidhet per cdo sherbim qe bejme dhe smarrim fatur tatimore. Mendoni per nje cast qe sa here nxirrni leke nga xhepi duhet qe te merrni ne kembim dhe nje fature tatimore, por kjo s’ndodhe, ose ndodhe shume rralle. E pra ja pse fajin une e shoh te menaxhimi dhe jo te shuma qe taksohet.
Nuk eshte zgjidhje qe ata qe jane te rregullt dhe paguajne taksa te paguajne edhe me shume per faktin se shtetaret tane qe paguhen po me taksat tona nuk e bejne mire detyren duke mos i mbledhur taksat dhe tatimet te te gjithe nga pak, por i bjene per shkurt dhe taksojne me rende te ndershmin.
Sistemi i vjedhjes nis qe ne dogana me nje formule shume te thjeshte: psh. nese ne dogane kalon nje kamion i cili ka si kapacitet mbajtes 24 tone oriz, doganieri c’doganon 24 tone dhe eshte ne rregull me ligjin, por nese kamionin e fut ne peshore eshte e sigurte qe mbi vete i kane hedhur 40 tone oriz, (eshte si puna e nje makine qe eshte llogaritur per 5 persona po shpesh shikon se ne to hipin dhe 7 persona).
Ja ku u vodh ekonomia jone qe ne hapin e pare. Me tutje ekonomia vidhet ne Tatimin mbi Vleren e Shtuar, kur malli nga pikat e shumices shperndahet ne pikat e shitjes me pakic nese ndahen ne realitet 40 tone deklarohen te shperndara 24 tone, dhe ja ku u vodh me shumice per here te dyte ekonomia jone, dhe smbaron me kaq, vazhdon me tej te pikat e shitjes me pakice, te cilat per cdo 10 kile te shituara kalojne ne kase fikskale vetem 2 kilograme, dhe ja ku u vodh per here te trete ekonomia dhe xhepat tane.
Qeveria kete sistem mund ta ndaloje kollaj, ashtu sic ndodh ne cdo vend normal perendimor, ku sistemi i deklarimit ne dogana dhe sistemi i deklarimit te pikave te shumices qe shperndajne mallrat jane te lidhura, dhe keto krahasohen me deklarimet e bere nga pikat e shitjeve me pakice e ne fund krahasohen deklarimet e bera e nese nuk korrespondojne sistemi e nxjerr vet kush ka genjyer. Eshte shume e thjeshte, me fjal popullorce do te qe keshtu: nese fusim ne nje depozite 100 litra uji, dhe me nje tubo mbushim bidona 1 litrosh, eshte e sigurt qe do mbushim 100 bidona, pasi nese ne fund te dites sjane mbushur 100 bidona, ka vetem dy mundesi, ose depozita eshte e care, ose dikush ka vjedhur ndonje bidon.

Leave a Reply