Gafa e Kodhelit/Po bashkepunojme me qeverine kurre! Por ata nuk kane qeveri (video)

Home » Aktualitet » Gafa e Kodhelit/Po bashkepunojme me qeverine kurre! Por ata nuk kane qeveri (video)

By Redaksia on November 1, 2014. No Comments

Gafa e Kodhelit

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ndodhet në SHBA në kuadër të një vizite zyrtare. Ajo u ftua për një intervistë edhe në studiot e “Zërit të Amerikës” ku u pyet për rolin e Shqipërisë në luftën kundër ISIS. Kodheli tha se Shqipëria ka bashkëpunuar fort me qeverinë e Irakut, por këtu bëri një gafë duke renditur tek parterët edhe qeverinë kurde dhe peshmerga!!! Këta të fundit në fakt janë vetëm fise etnike të ndryshme që luftojnë kundër sunive të ISIS.

Gafa është kuptuar edhe nga kolegët e “Zërit të Amerikës” të cilët kur e kanë zbardhur intervistën e kanë hequr fjalën “qeveri” kur flitet për kurdët dhe peshmergat. Dhe meqënëse kurdët kanë qeveri (sipas ministres) dhe kanë bashkëpunuar me homologët shqiptarë ne e ftojmë Ministren e Mbrojtjes Kodheli të na thotë kush është Kryeministri apo qoftë dhe Ministri i Mbrojtjes?

(Deklatata në minutën 2.30. Intervistën e plotë e lexoni këtu: http://www.zeriamerikes.com/content/interviste-mimi-kodheli/2503460.html)

Leave a Reply