Kush fshihet pas larjeve te hesapeve ne Krahun e Majte

Home » Aktualitet » Kush fshihet pas larjeve te hesapeve ne Krahun e Majte

By Redaksia on November 27, 2014. No Comments

dashpeza

Vajza e deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, është kërcënuar nga një person, që më pas u shoqërua nga policia.

Burime pranë uniformave blu bënë me dije se 31 vjecarja Amantia Peza u kërcënua me jetë nga Fatmir Shuli, raporton ABC News.

Sipas policisë, 45- vjeçari e kanosi Pezën, pasditen e datës 24 nëntor, për shkaqe që mbeten mister.

Vetëm një ditë më parë u bë publik edhe kërcënimi me jetë i vajzës së ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço.

Asaj madje iu vu edhe pistoletë në kokë, gjatë një tentative grabitje në banesën ku jetonte.

Për fat vajza shpëtoi, ndërkohë që policia ende nuk ka arritur të identifikojë dy kërcënuesit e vajzës së Naços

Leave a Reply