LSI vazhdon te vjedhe me bllok ne dore

Home » Aktualitet » LSI vazhdon te vjedhe me bllok ne dore

By Redaksia on November 25, 2014. No Comments

LUIZA-TABAKU-MAJTAS-PARATE-E-SEKUESTRUARA-NE-BANESEN-E-DREJTORESHES-300x192

E mbani mend bllokun e Metës? Po, po, atë të famshmin në të cilin pasi ngjyente gishtin me pështymë, i kërkonte llogari Dtritan Priftit. Po, po, atë që e nxori “Fiks fare” dhe pas të cilit shpërtheu 21 janari. Me gjithë ato që kanë ndodhur “Blloku” për LSI-në është kthyer si libri i kuq i Mao ce Dunit për komunistët kinezë. Dhe e din ipse? Sepse një bllok të tillë mbante edhe drejtoresha e arsimit në Lushnje, Liza Tabaku, e emëruar aty nga LSI. Në duart e prokurorëve gjendet tanimë një bllok ku e pandehura shënonte të gjitha emrat e mësuesve të Lushnjes që do të lëviznin dhe do të transferoheshin dhe përkrah tyre shumat që ata kishin paguar për këtë lëvizje. Sipas hetuesve dosia korruptive e Liza Tabakut është e plotë. Ajo është përgjuar në takimet e natës teksa line takime me ata mësues të cilët shantazhoheshin duke u kërkuar para. Po ashtu janë të provuara se paratë kërkoheshin nga i biri i saj 22 vjecar dhe një mësues fiskulture.

Përgjimet e tri javëve të fundit tregojnë se drejtoresha Tabaku nëpërmjet djalit të saj Xhanlukas Bakiasi dhe mësuesit Rigert Zeneli ishte në negociata për emërimin dhe mosshkarkimin e rreth 20 mësuesve kundrejt shpërblimit.
Sipas hetuesve dy sekserët bënin pazare duke përcaktuar shumat e lekëve dhe porosia e drejtoreshës ishte e prerë “mos lëshoni pe”. Pra mos ulni pazarin. Dhe gjithcka sipas rregullit shënohej në bllok.

Leave a Reply