Mziu-Ballës: Familja ime dhe Bashkia Kamëz nuk janë debitorë ndaj OSHEE

Home » Aktualitet » Mziu-Ballës: Familja ime dhe Bashkia Kamëz nuk janë debitorë ndaj OSHEE

By Redaksia on November 27, 2014. No Comments

XHELAL MziuKryebashkiaku i Kamzës: Ndjekësi i verbër dhe kamikazi i Ramës kërkon të heqë vëmendjen për legalizimet falas që premtoi në Kamëz si dhe të gjitha dështimet e kësaj qeverie si dhe janë të trembur nga uragani qytetar në protestë

Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu kanë reaguar ndaj akuzave të pabaza të deputetit të PS-së Taulant Balla në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë deklaratë thuhet se po vijojnë shpifjet ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit Xhelal Mziu. Këtë radhë ka qenë një nga ndjekësit e verbër dhe kamikaz i Ramës, Taulant Balla, ai që ka përdorur foltoren e Parlamentit për të sulmuar përsëri, pa asnjë të drejtë e fakt, z. Xhelal Mziu, familjen e tij dhe institucionin që drejton, Bashkinë Kamëz, se janë debitorë ndaj OSHEE-së. Kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, reagon ndaj kësaj deklarate të papërgjegjshme dhe thekson se nuk është debitor, as në shtëpinë e tij, dhe as institucioni që ai drejton ndaj OSHEE-së. Kjo është një nga shpifjet e radhës të pushtetarëve të majtë, të cilët duan të hedhin baltë me çdo kusht ndaj Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj, gjë që nuk është e para herë. Gjithashtu, në përgojimin e radhës së Taulant Ballës thuhet se Xhelal Mziu ka protestuar për mospagimin e faturave të energjisë. Në të vërtetë, z. Xhelal Mziu, ashtu si mbi 200 mijë vetë të pranishëm në protestën e 22 nëntorit, që po u fut tmerrin qeveritarëve të errësirës dhe varfërimit, protestoi kundër rritjes së çmimit të dritave nga ana e qeverisë, kundër rritjes së taksave, papunësisë, kundër varfërimit çdo ditë e më shumë të shqiptarëve, kundër prishjeve në mënyrë selektive e të paligjshme të banesave dhe lokaleve, kundër terrorit të shtetit policor. Për sa i takon energjisë elektrike, kryebashkiaku Xhelal Mziu pohon se është korrekt në pagimin e faturave të saj. Në vijim të kësaj deklarate kryebashkiaku Mziu shton se e kundërta ka ndodhur dhe po ndodh me qeverinë. “Është qeveria ajo që nuk është korrekte me qytetarët. Është vetë Rama që premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike gjatë fushatës elektorale, por me të ardhur në pushtet po bën të kundërtën, po e rrit çmimin e saj. Është ky Kryeministër që premtoi legalizime falas nga Kamza, ndërsa i ka bllokuar ato së bashku me lejet e ndërtimeve. Është ai që premtoi edhe shëndetësinë falas, por të gjithë janë të vëmendshëm se në ç’gjendje ndodhet shëndetësia sot. Premtoi rend për 300 ditë, por përditë shënohen vrasja, shpërthime tritoli, supervjedhje. Premtoi 300 mijë vende pune, ndërkohë që me mijëra familje po mbeten pa të ardhura, sepse po hidhen në mes të rrugës me mijëra qytetarë. Premtoi ulje të taksave, por çdo ditë e më tepër po mbyllen biznese, duke bërë që të shtohet edhe më shumë numri i të papunëve”, – përfundoi reagimin e tij kryebashkiaku Xhelal Mziu.

Bashkia Kamëz është një ndër bashkitë model në vend, pasi ka On Stop Shop-in model në vend, me 35 sportele në shërbim të qytetarëve. Është Bashkia, e cila miratoi e para planin urbanistik. Në dy mandate të drejtimit të kryebashkiakut Xhelal Mziu si përfaqësues i Partisë Demokratike, nga 12 km, sot ka 120 km rrugë të standardeve bashkëkohore, nga 8 sot ka mbi 23 objekte shkollore, nga 600 sot ka mbi 1800 biznese. Në 5 vitet e fundit janë punësuar mbi 6 mijë vetë. “Kryeqyteti” i ndërtimeve pa leje ka një sistem të plotë adresash. KfW do të financojë projektin që do t’i garantojë qytetit të Kamzës furnizim me ujë pa ndërprerje 24 orë. Vlen të theksohet që megjithëse një qytet në zhvillim e sipër me prurje të jashtëzakonshme, me ndërtime të reja të shumta të bërë ndër vite, Kamza është qyteti i parë që ka miratuar planin urbanistik. Për sa më sipër dhe t ë tjera arritje, kryetari i Bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, është nderuar me “Çmimin Evropian për praktikat me të mira për vitin 2014”. Ky çmim është dhënë nga Shoqata Evropiane për Hulumtime të Cilësisë, ESQR (The European Society for Quality Research) duke qenë një tjetër arritje në rrafshin ndërkombëtar të Bashkisë Kamëz dhe kreut të saj, z. Xhelal Mziu. Këto janë disa nga arritjet, të cilat qeveritarët e sotëm nuk i kapërdijnë dot, ndaj vazhdojnë me serialin e shpifjeve ndaj kreut të PD-së dhe kryebashkiakut të Kamzës dhe të gjithë demokratëve të tjerë.

Leave a Reply