Nderpritet ndeshja Elbasani-Tirana, shkak dhuna ne stadium

Home » Aktualitet » Nderpritet ndeshja Elbasani-Tirana, shkak dhuna ne stadium

By Redaksia on November 24, 2014. No Comments

Screen Shot 2014-11-23 at 18.52.31_0
Ndeshja Elbasani – Tirana u ndërpre në pjesën e dytë, në minutën e 62-të. Shkak u bënë koret dhe më pas përplasjet mes dy tifozerive. Kapitenët e dy skuadrave iu drejtuan disa herë tifozerive duke u kërkuar të qetësoheshin. Por situata precipitoi kur tifozët e Elbasanit prishën kordonin e rrethimit dhe iu vërsulën tifozëve të Tiranës, duke i qëlluar me flakadanë e stola të stadiumit të ri të Elbasanit, duke i shkatërruar ato. Policia, krejtësisht e papërgatitur, nuk mundi t’i frenonte dhe mes tifozëve pati përleshje në shkallë. Tifozët e Elbasanit hynë edhe në fushë. Ndërsa disa lojëtarë të Tiranës u ngjitën në shkallët e stadiumit për t’u kërkuar mbështetësve të tyre që të ruanin qetësinë. Kjo gjendje e mbajti të ndërprerë ndeshjen për më shumë se 5 minuta. Më pas tifozeritë u qetësuan dhe ndeshja rifilloi. Përsa i përket rezultatit, Tirana fitoi 3 – 2 me një gol të shënuar në minutën e 99. Pjesa e parë ishte mbyllur 2 – 2

Leave a Reply