Pa respektimin e prones private nuk ka demokraci

Home » Aktualitet » Pa respektimin e prones private nuk ka demokraci

By Redaksia on November 26, 2014. No Comments

received_m_mid_1410114436627_ae3c1ceb7465dfba21_0
Te gjithe e dime qe nje nga kushtet me kryesore per te mundesuar hyrjen me te drejta te plota te Shqiperise ne KE ,eshte zgjidhja e ceshtjes se prones. Ky problem eshte trajtuar shume pak dhe ne menyre krejt te siperfaqshme nga shtypi dhe nga politika shqiptare . Duke qene se shtypi ne Shqiperi ,ne me te shumten eshte pasqyrues reflektiv i ngjarjeve politike qe ndodhin ne vend ,me nje sens pothuajse krejtesisht te mvarur nga gjykimet politike dhe me nje spruc te lehte objektivizmi,edhe problemi i pronave nuk mund te jete jashte ketyre paraleleve. Sipas raporteve te bankes boterore e cili ka kontribuar disa here me projekte ne ndihme te shtjellimit ,trajtimit dhe mundesise se zgjidhjes se problemit te kthim kompesim prones tek pronaret e ligjshem ,koha nuk pret me ,duhen pershpejtuar veprimet ,sepse po te ecim me kete ritem duhen dekada te tera per te perfunduar kete proces qe perben kushtin kryesor per aderimin e shqiperise ne KE, me te drejta te plota. Per te mos u zgjatur shume procesi i kthim kompensim pronave ne Shqiperi,ka kaluar ne disa faza ,qe nga viti 1990 me kthimin e pasurive te palujtshme ne gjendje te pandryshuar tek pronaret e ligjshem ,( behet fjale per pronat ne qytet dhe pronat qe rezultonin ne gjendje te lire neper fshatra.),ligji per dhenjen e pronave te transformuara ne qytet perdoruesve duke pare mundesine e bashkepunimit me pronaret e ligjshem, per sa i perket likuidimit te trojeve dhe te drejtes se blerjes ,sipas listes se cmimeve ne fuqi si dhe ligjet e tjera qe pasojne ne vite. Keta veprime jane bere ne te shumten e rasteve ne menyre abuzive e te njeanshme, me levizje llogarish qe levroheshin neper bankat e atyre viteve ,sic ishte psh banka bujqesore . Eshte vazhduar me pas me trajtimin e tokes bujqesore me ligjin 7501 ,e cila i dha token bujqesore atij qe e punon, ligj i cili u trajtua ne menyre teresisht te ndryshme per rajone te ndryshme apo per subjekte te ndryshme ,duke bere te mundur keshtu lindjen e korrupsionit me te rrezikshem e me te pazgjidhshem qe ka kapur ndonjehere institucionet shqiptare qe trajtonin jo vetem kete problem ,por dhe ato qe lidheshin ngushte me te. Per vite me radhe u moren vendime te njeanshme ,u zevendesuan ligjet e vjetra me te reja dhe u bene ndryshmime te shpeshta ne trajtimin ketyre pasurive , gje e cila e ngaterroi edhe me shume problemin e kthimit te tyre tek pronaret e ligjshem.Demokracia u be nje lajtmotiv i sundimit per disa njerez te etur per pushtet ,qe e perdoren problemin e prones si nje narkoze per te paralizuar jo vetem kthimin e prones tek ishpronari ne shqiperi ,por edhe crregulluan themelet e shtetit te ri shqiptar ,duke e vene problemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme gjithmone ne pritje per nje zgjidhje te ardhshme per pushtetin qe vijonte ,i cili, pasi merte proces verbalet e vendimeve te pushtetit te vjeter, rifillonte trajtimin e problematikes me ndryshime te reja, per ta kthyer zgjidhjen e tyre edhe njehere ne piken zero.Partite ne pushtet dhe ato opozitare e dinin mire se numri i pronave pa zot ne shqiperi, relativisht edhe i elektoratit qe ben pjese ne kete kategori, ishte shume me i madh se numri i elektoratit te pronareve.Edhe ato pak vendime qe u dhane perfituan kryetare e partive si dhe politikanet afer tyre, qe ne me te shumten e rasteve mernin edhe rolin e kryepleqve dhe benin biznes “ekonomiko-politik” me te drejtat e ligjshme te ishpronareve .Kjo eshte konstatuar ne vendimet e para te komisioneve te kthim kompensim pronave ne vitet 1993 te cilat jane dhene shume shpesh edhe me dy nene ligjore qe perben shkelje flagrante te ligjit,krim i cili arriti kulmin me zhdukjen dhe djegjen e dokumenteve dhe pervetesimin e hartografise qe gjendej ne katastra ne vitin 1997 nga elemente te inkriminuar. Kjo solli lindjen e nje oligarkie mafioze ,qe do te perjetesonte qeverisjen e nendheshme te mafies se ashtuquajtur “ MAFJA E TOKAVE “ Mafja e tokave shtriu tentakulat e saja ne gjithe jeten ekonomiko sociale shqiptare . Ne Krye te kesaj oligarkie qendrojne politikanet me perfaqesue senksere ,gjeometra ,avokate dhe gjykates se korruptuar.Ata nuk u mjaftuan vetem me grabitjen e shtresave te dobeta, por arriten deri aty sa te spostonin AKSIN TOPOGRAFIK TE HARTAVE REALE , duke transformuar terrenet private ne terrene te lira shteterore ose ne te kundert ,duke kryer krime dhe grabitjet me mostruose me pronat e ishpronareve dhe te qytetareve. Prona private ne shqiperi eshte kushti themelor per nje demokraci te vertete
.Te mos harrojne oligarket se mund te tjetersojne arkivat,mund te tjetersojne pronat,mund te hapin e te mbyllin dosjet si ti doje qejfi , por kurresesi nuk mund te fusin ne xhepat e tyre , dheun e te pareve tane ,qe u mbrojt me gjak qe rrjedh ne damaret tone..!!!
Realizimi i te drejtes se prones, kesaj te drejte te pamohueshme e te patjetersueshme mund te kryhet vetem atehere kur keta kriminele ordinere , do vihen perpara gjykates se te drejtave te njeriut ,per te deshmuar jo vetem krimet me te flliqta qe ato i bene demokracise ne Shqiperi, por per te mundesuar edhe korigjimin e sa me te shpejte te ketyre problemeve e kthimin e arkivave ne identitet.Vetem atehere mund te flitet per nje te ardhme shqiptare ku pronare e ish pronare do jetojne ne paqe e harmoni sipas zbatimit te ligjeve ne fuqi.

Nga Merita Bekteshi (URBANO)

Leave a Reply