Përgjimi / Kush qe zyrtari i LSI-së që kërkoi seks në këmbim të vendit të punës? A mund të fshihen provat që ende s’janë dorzuar në gjykatë?

Home » Aktualitet » Përgjimi / Kush qe zyrtari i LSI-së që kërkoi seks në këmbim të vendit të punës? A mund të fshihen provat që ende s’janë dorzuar në gjykatë?

By Redaksia on November 26, 2014. No Comments

téléchargement_1

Kush nga funksionarët e lartë të LSI-së mund të ketë kërkuar favore seksuale, në këmbim të një vendi pune si mësues në qytetin e Lushnjes. Ajo që pretendohet se prokuroria ka në duar nga përgjimet që ka bërë për të hetuar sistemin korruptim në drejtorinë arsimore të këtij qytetit është e rëndë. Përgjimet kanë nisur që një muaj më parë dhe afati i tyre mbaron pas disa ditësh. Nga ky moment ato mund ti bashkëngjiten dosjes në ngarkim të ish drejtoreshës Liza Tabaku dhe dy të pandehurve të tjerë. Ashtu sikurse u mësua duke hetuar për korrupsion, rastësisht përgjimet kapën se mësuesve hallexhij dhe të papunë u kërkohej edhe seks në këmbim të vendit të punës. Por deri më tani këto prova vetëm sa janë përmendur shkaras gjatë seancës së masës së arrestit. Duhet dicka më poak se një javë që ato të kalojnë në duart e disa njerëzve, si avokatë, e gjykatës. Po a do të mësohet prej tyre se kush ishin funksionarët e lartë të LSI-së që përfitonin seksualisht? Në intervistën e tij për ResPublica avokati Kozma Jano dhe edhe nje deklaratë alarmante: ato prova edhe mund të fshihen: “Ato që pretendon akuza për favore nuk ishin si akt në dosje, por ajo mund t’i nxjerrë ato gjatë hetimit. Janë të fshehta që i ruan hetimi dhe akuza duket e kënaqur. Ata nuk e paraqiten teknikën e përgjimit dhe ështe detyrim i tyre të na e vënë në dispozicion. Kuptohet ata dhe mund ta fshijnë materialin”. A mund të ndodhë që të fshihen? Edhe 5-6 ditë na ndajnë nga mësimi i së vërtetës.

Leave a Reply