Qeveria e mjerimit kundershtohet per buxhetin 2015 me 30 amendamente nga deputetet e PD

Home » Aktualitet » Qeveria e mjerimit kundershtohet per buxhetin 2015 me 30 amendamente nga deputetet e PD

By Redaksia on November 26, 2014. No Comments

2014-11-26 21.27.11Nga Albina Deda, deputete e PD

Qeveria me Buxhetin 2015 parashikon te rrise shpenzimet per paga me 3 miliard leke, por nuk ka parashikuar rritje te pagave.
Pra, ka rritur numrin zyrtareve qe do te punojne ne ofiqet e Kryeministrise per t’i shperblyer si klienteliste dhe financues te fushates se 23 Qershorit.
Duke mos rritur pagat, por duke rritur cmimet te gjithe punonjesit e administrates shteterore cdo dite qe kalon ju ulet fuqia blerese dhe familjet e tyre nuk kane mundesi per te paguar detyrimet per shtetin qe ju permend burgun dhe po burgos cdo dite qytetaret e saj qe jane ne veshtiresi, te krijuara nga vete qeveria me politikat e saj te varferimit dhe ndeshkimit.
Varferia do te thellohet per vitin e ardhshem, sepse cdo shqiptar do te paguaj 30 dollare me shume se sa paguan. Kjo per shkak te borxheve te shfrenuara qe merr kjo Qeveri.
Rriten shpenzimet operative te qeverise me 10%. Pra, luksi qeveritar rritet, ndersa rritet asnje investim publik qe te mbeshtetet Ekonomia qe po shkon drejt gremines.
Nuk mbeshtetet pushteti lokal, ulet transferta e pakushtezuar qe vit pas viti ka pesuar rritje.
Ulet fondi per ndihmen ekonomike dhe paaftesine. Kur, papunesia dhe varferia po rritet masa te tilla te padrejta dhe selektive jane shprehje e qarte e kesaj qeverie te papergjegjshme.
Ky fond ulet me mbi 5% dhe ne vlere 1.1 miliard leke. Veliaj qe ne fillim me fletushka ne dore doli e u tha shqiptareve se ka abuzime me fondet e ndihmes ekonomike dhe PAK nga qeveria Berisha.
Rritja e fondeve dhe dyfishimi i ndihmes ekonomike dhe pagesave per pak u cilesua abuzim. Me gjithe kete zhurme asnje nuk eshte penalizuar.
Varferia po rritet me shpejtesi. Neper zona listat e marra nga qytetaret me ushqime jane shtuar. Ne zonat e thella ka trokitur dimri dhe situata ekonomike e familjeve eshte renduar dhe nuk kane mundesi te sigurojne as buken dhe produktet baze per mbijetese.
Mendoni se c’mund te besh me nje ndihme ekonomike nese dhe nese ate nuk e hoqen keta ne menyre sekektive? Dimri eshte i gjate dhe nga takimet ne zonen time ne Mirdite kam evidentuar se situata e tyre eshte shume e veshtire, alarmante, por kjo shkon ne vesh te shurdhet te “Rilindjes”.
Asnje deputete i Majte nuk eshte dukur ne zonat e tyre. U desh permbytja ne Lezhe qe ata te vinin sa per te dale ne media dhe per te bere show dhe demagogji, e per te fajesuar perseri Qeverine Berisha megjithese kane me shume se nje vit qe jane ne Pushtet.
Ushqimet kane pesuar rritje te cmimit te tyre. Po ashtu ushqimet e shportes te konsumit baze. Pra, rriten cmimet, nuk rriten pagat, ulet fuqia blerese por tashme nuk mund te flasim, dhe nuk ka siguri per ato qe konsumojme.
Ky eshte buxheti i varferimit te metejshem te qytetareve dhe luksit qeveritar dhe klientelisteve te sa. Madje per nga masat shtrenguese mund te themi se eshte buxheti i mjerimit.
Paketat fiskale do tu kushtoje Shqiptareve 670 mije leke ne vit per familje.
Kete rritje taksash do ta paguajne qytetaret, te varfrit mjerohen, shtresa e mesme varferohet, ndersa qeveritaret dhe te pasurit vetem sa shtojne dhjamin.
Prandaj, ne si Opozite jemi te shqetesuar per kete grope qe po i hapet ekonomise, me buxhetin e mjerimit dhe perkeqesimit te jetes. Kjo Qeveri nuk ka marre asnje mase per te mundesuar lehtesimin sado pak te kufirit te varferise, qe eshte rritur brenda nje viti te “Rilindjes”, te Rilindjes se mjerimit.
Gjate 8 viteve te qeverisjes se PD permes vendosjes se takses se sheshte jane ndermarre iniciativa vetem per te ulur taksat dhe nivelin e tyre.
U ulen mbi dy here te gjitha taksat mbi ekonomine dhe qytetaret.
Tatimi i fitimit nga 25% u ul ne 10%.
Kontributi i sigurimeve shoqerore nga 29% ne 15%. Tatimi mbi biznesin e vogel nga 3%e xhiros u ul ne 1.5% te xhiros.
U hoqen rreth 17 taksa nacionale dhe vendore.
Keto bene te mundur uljen e informalitetit, rritjen e numrit te bizneseve, rritjen pozitive te ekonomise ne nje kohe kur partneret tane dhe rajoni perjetuan recesionin.
Taksat e uleta mundesuan rritjen mbi dy here te ardhurave ne buxhet. Rama zevendesoi taksat e uleta te sheshta me politiken e rritjes progresivete taksave.
Sot, kjo politike rezulton teresisht e deshtuar, nje deshtim i paralajmeruar nga PD-ja qe ne fushate dhe gjate qeverisjes se mbrapshte.
Rritja progresive e taksave dekurajoi investimet ne ekonomi dhe uli mundesite qe vete biznesi te rrite investimet.
U pergjysmuan investimet direkte ne ekonomi, rriti pasigurine ekonomike sidomos tek investitoret e huaj duke shtuar rrezikun per faliment, por dhe mundesine zero per punesim apo humbjen e qindra vendeve te punes.
Qeveria me korigjimin e Buxhetit ne shtator te ketij viti, pranoje deshtimin e saj ne kete fushe, sespe gjithe taksat e rritura ne janar rezultuan me mosrealizime, dhe uli te ardhurat e pritshem prej tyre.
Kjo eshte arsyeja qe Qeveria po nxiton te deklaroje nje rritje te re te taksave.
97% e Shqiptareve te mashtruar paguan 190 milion dollare taksa me shume.
Demagoget ne pushtet duke shkaterruar midelin e takses se sheshte, qe ishte pro zhvillimit, beri qe te madhtroje qytetaret se 97% e tyre do te paguanin me Pak taksa.
Kjo genjeshter i patì kembet e shkurtra, sepse per nje vit shqiptaret po paguajne taksa me shume.
Te dhenat e vete kesaj Qeverie pergenjeshtrojne vete Ramen me njohuri zero ne Ekonomi. 89,5% e shteses se te ardhurave ne buxhet ose 190 milion dollare paguhen nga qytetaret si taksa konsumi, apo si rritje tarifash dhe vetem 10.5% nga biznesi.
Rama premtoj heqjen e tatimit mbi vleren e shtuar per ushqimet jetike, por vetem ne fushate, sepse me te ardhur ne pushtet e ndryshoje kete premtim duke thene se pergjysmohet TVSH per ushqimet me jetike te shportes.
Ne nje situate te veshtire dhe perkeqesim te jetes, rritjes se varferise, papunesise, per te permiresuar sadopak perkeqesimin e jeteses se qytetareve ne propozojme qe ushqimet e shportes te konsiderohen Furnizim i Perjashtuar.
Heqja e TVSH per ushqimet jetike te shportes amendohet ne debatin e organizuar nga Grupi Parlamentar i PD.
Une, pjese e ketij grupi kam dhene nje kontribut te rendesishem per heqjen e TVSH per sheqerin dhe orizin.

Leave a Reply