Shkoder-Incidenti ne Stadium, policia ndalon kreun e LSI per Shkodren

Home » Aktualitet » Shkoder-Incidenti ne Stadium, policia ndalon kreun e LSI per Shkodren

By Redaksia on November 24, 2014. No Comments

shirok
Të paktën 3 persona jane shoqëruar nga policia e Shkodrës gjatë ndeshjes Vllaznia – Flamurtari. Kjo ishte ndeshja e parë që shkodranët luanin me tifozë pas dënimit të Komisionit të Disiplinës për dhunën në ndeshjen me Tiranën. Por edhe ky takim nuk ka shkuar qetësisht. Lapsi.al mësoi se një nga personat e ndaluar nga policia është Edip Shiroka, kreu i LSI-së për këtë qytet që mban edhe detyren e nenkryetarit te bordit drejtues te ekipit Vllaznia, bord i cili perbehet nga 5 antare. Shkak i incidentit është bërë kërkesa e policisë për zhvendosjen e tifozëve të Vllaznisë, në një pjesë tjetër të stadiumit, gjë që është kundërshtuar nga këta të fundit. Tifozët kanë dalë jashtë, por më pas janë futur nga një derë tjetër të ndihmuar edhe nga Shiroka. Vetë, Drejtori i Policise në Qarkun e Shkodres, Shaban Nexhi ka debatuar ashpër me Shirokën dhe më pas ka kërkuar shoqërimin e tij në polici. Video më poshtë është transmetuar nga televizioni lokal “Rozafa” dhe tregon hap pas hapi atë që ka ndodhur duke hedhur edhe akuza ndaj drejtorit te policisë. /lapsi.al/

Leave a Reply