Tension mes Kosoves e Serbise

Home » Aktualitet » Tension mes Kosoves e Serbise

By Redaksia on November 5, 2014. No Comments

received_582905301838508

Nga Dionis Xhafa

Amnisty International ka kryer një raport lidhur me krimet e luftës në Serbi.

Sipas raportit të AI, kryesit e krimeve në shtetin serb po ikin drejtësisë.

Në muajin qershor, AI-ja ka bërë me dije se Serbia ka probleme në sistemin e vet gjyqësor dhe atë prokuroral.

Raporti i tanishëm është edhe një goditje e rradhës për shtetin serb, pasi ky shtet nuk ka bërë mjaftueshëm për të dënuar kriminelët e luftrave.

Në veçanti, Serbia ka dështuar “të hetojë zyrtarë të lartë ushtarakë e policorë” të përfshirë në krime lufte gjatë luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

AI ka propozuar një sërë masash për qeverinë serbe për t’i ndihmuar ata në luftimin e “mosndëshkimit të vazhdueshëm për krime sipas ligjit ndërkombëtar”.

John Dalhuisen, zëvendësdrejtori i AI-së për Evropë dhe Azi Qendrore, ka thënë se “progresi do të arrihet vetëm me një përkushtim nga ana e qeverisë së Serbisë për të implementuar masa konkrete për të siguruar drejtësi për të gjithë”.

Amnisty International vë në dukje se tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë të larta dhe se kjo edhe për shkakse shteti serb nuk pranon ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Më tej në raport thuhet se edhe OKB-ja ka dështuar në Kosovë të hetojë në mënyrën e duhur raportet e luftës gjatë viteve 1998-1999.
Një rezolutë e OKB-së e vitit 1999 kishte obliguar UNMIK-un që të mbronte dhe promovonte të drejtat e njeriut në Kosovë në pajtim me “standardet e njohura ndërkombëtarisht për të drejtat e njeriut”.

Sipas AI, UNMIKu ka bërë një punë tepër të dobët.

Amnisty International shpjegon se në Kosovë sot e kësaj dite mbizotëron një klimë mosndëshkueshmërie.

Ai dëshmon se me mijëra viktimave të luftës në Kosovë, në Bosnje dhe në Kroaci iu është mohuar qasja në drejtësi.

Leave a Reply