Vazhdon skandali: Drejtoresha qe u gjente dashnore drejtuesve te LSI

Home » Aktualitet » Vazhdon skandali: Drejtoresha qe u gjente dashnore drejtuesve te LSI

By Redaksia on November 28, 2014. No Comments

Skandali në Lushnje, ish-drejtoresha zgjidhte mësueset e bukura dhe ua ofronte njerëzve me pushtet

Vazhdojnë hetimet për ish-drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore të Lushnjes, e cila akuzohet jo vetëm për korrupsion, por edhe për favore seksuale, të cilat ua kërkonte mësueseve.
Sipas hetimeve, ish-­drejtoresha e Arsimit, Luiza Tabaku, në disa raste është përpjekur të ushtrojë ndikim tek mësueset femra që tentonte të rekrutonte apo kishte rekrutuar, me qëllim që ajo t’ua ofronte njerëzve me pushtet apo njerëzve me të cilët kishte marrëdhënie pune dhe miqësie.
Në një rast madje ajo dyshohet se ka biseduar me një person pikërisht në lidhje me këtë temë, ndërsa zëri i gruas është regjistruar nga një përgjues ambiental i vendosur në zyrën e kësaj të fundit në ambientet e Drejtorisë Arsimore të Lushnjes.
Burime të hetimit në Lushnjë thanë se në një bisedën e regjistruar mes ish-­drejtoreshës së arrestuar dhe një personi tjetër, në të cilën flitet për favore seksuale për një mësuese, është dëgjuar një batutë e funksionares së arrestuar e cila thotë: “Ky është i tmerrshëm s’ të le asnjë pjesë. I do të gjitha për vete”.
Edhe një arsimtare ka deklaruar një ditë më parë, se punonjës të Drejtorisë Arsimore zgjidhnin mësueset më simpatike nëpër shkolla dhe i merrnin në këtë drejtori me justifikimin se kishin punë, por në fakt dërgoheshin nëpër motele.
“Në zyrën arsimore, kishte dhe veprime të shëmtuara, veprime seksuale. Bëheshin favore seksuale, femrat e bukura e bënin këtë për të bërë karrierë. Për t’u bërë drejtoresha, për të qëndruar në një vend pune më të mirë nga fshati në qytet. Këto punë bëheshin nga punonjësit e zyrës, hiqeshin mësueset nga puna ku ishin dhe shkonin nëpër motele nën urdhrin se kishin punë te Zyra Arsimore. Të përfshirë ishin persona jashtë zyrës dhe punonjës të zyrës Arsimore. Kjo ka vazhduar prej një viti. Këto fakte jo vetëm unë që nuk i kam denoncuar, por dhe të tjerë që i dinë shumë. Këtu është një grup i madh rrugaçësh me të cilët nuk mund të merremi”, ka thënë dëshmitarja për një media.

 

Leave a Reply