Vlora shpalos flamurin 70 metra të gjatë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

Home » Aktualitet » Vlora shpalos flamurin 70 metra të gjatë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

By Redaksia on November 28, 2014. No Comments

Vlora shpalos flamurin 70 metra të gjatë në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi

Një flamur 70 metra i gjatë shpaloset sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Flamuri është shpalosur në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi. Ai është vendosur në njërin krahë të tragetit.
Ky veprim është bërë në kuadër të festës kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë. Një flamur i tillë është shpalosur dhe në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa sot shënon 102 vjet pavarësi.
Vendosja e flamurit në traget bëhet në mënyrë të qëllimshme, për të treguar simbolikisht mbërritjen e Ismail Qemalit 102 vjet më parë në Vlorë, ku ngriti flamurin kuqezi, duke themeluar shtetin shqiptar.

 

Leave a Reply