Ejani të Shijojmë Festat me ALBtv!

ALBtv posterALBtelecom, kompania e parë në Shqipëri që ofron komunikim të integruar të INTERNETIT, TELEVIZIONIT, TELEFONISË FIKSE dhe asaj CELULARE në një shërbim të vetëm, sjell ofertat e fundvitit për të zbukuruar festat e shqiptarëve në mbarë vendin.

Tashmë, me shtimin e portofolit të shërbimeve, për t’u ofruar klientëve 4 shërbime në 1 paketë, ALBtelecom mendon të shtojë edhe gëzimin e dëshirën e  tyre për të ndjekur programet e preferuara në platformën e avancuar televizive interaktive, ALBtv.

Me një shumëllojshmëri kanalesh të përzgjedhura, duke filluar nga ato më të mirat lokale e kombëtare nga operatorët më të mëdhenj në treg si Tring dhe Digitalb, e duke vazhduar me ato ndërkombëtare, lista e kanaleve ALBtv përfshin një programacion të larmishëm për të gjithë anëtarët e familjes, duke kombinuar televizionin  tradicional me shërbime si Video sipas Kërkesës dhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

Klientët  do të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimi ALBtv nëpërmjet 8 paketave që do jenë të vlefshme për të gjithë abonentët e rinj dhe ekzistues familjarë të telefonisë fikse.

Abonentët e rinj ALBtv do të përfitojnë deri në 20% zbritje në pajtimin mujor për të gjithë periudhën e kontratës me ALBtelecom. Gjithashtu, abonentët e rinj ALBtv do të përfitojnë edhe 1 kartë SIM me parapagese, e cila mbart edhe“Paketën Mujore 1000” Lekë, për 6 muaj FALAS!

Për më shumë detaje mbi Paketat Festive ALBtv, mund të vizitoni faqen e internetitwww.albtelecom.al