Bashkia Lezhë “përdhunon” qendrën e qytetit

Home » Aktualitet » Bashkia Lezhë “përdhunon” qendrën e qytetit

By Redaksia on January 13, 2015. No Comments

10877373_766245183456773_939552684_nKëto ditë po pritet pemë shekullore të lulishtes së Qendrës të Qytetit të Lezhës . Qytetarët këtë e kanë cilësuar si një masakër dhe një shkatërrim të panevojshëm. Qytetarët përmes intervistave të rastit të bëra enkas për këtë rast janë shprehur se: Lezha ka prioritete të tjera të rëndësishme si varfërinë, papunësinë, korrupsionin dhe errësirën. Bashkia e Lezhës pas lidhjes së kontratës që kishte bërë me Zoti që të mos bënte ftohtë nëpër shkolla, bën çudinë e radhës që prerja e lulishtes e shkatërrimi i Qendrës është pjesë e programit të qeverisë. Këto janë injorantë që nuk dinë as kompetencat e tyre, nuk mund të ketë as njëlloj projekti qeveritar në ndryshimin e ndërhyrjet e qyteteve nëse nuk ka aprovimin e Këshillit Bashkiake. Ka përjashtime të parashikuara me ligj, kur vepra që ndërtohet është në interes kombëtar. Në këtë rast shkatërrimi i lulishtes e prerja e pemëve nuk bën pjesë tek veprat e interesit kombëtare. Klani Rama-Meta kanë marrë një iniciativë ashtu si Musolini për të shkatërruar qytetet historike e duke ndërtuar shëmtira si Kulla e Korçës e këtë e bëjnë së pari për të vjedhur para e së dyti për të lënë njëherë e përgjithmonë gjurmët e tyre në qytetet shqiptare.

Leave a Reply