Misioni i pajtimit, a do ta dëgjojnë Hashim Thaçin BDI dhe PDSh?

Home » Aktualitet » Misioni i pajtimit, a do ta dëgjojnë Hashim Thaçin BDI dhe PDSh?

By Redaksia on January 22, 2015. No Comments

Misioni i pajtimit, a do ta dëgjojnë Hashim Thaçin BDI dhe PDSh? (Video)

​Hashim Thaçi pas tetë vjetësh u takua me liderin e PDSH’së Menduh Thaçin. Kur i rregulloi raportet me të ai tentoi ta pajtojë edhe me Ali Ahmetin. Tha se bashkimi i forcave të partive shqiptare në Maqedoni do të kontribuojë në fuqinë e shqiptarëve në Maqedoni.

Në takimin e parë pas tetë vjetësh në mes të Kryetarit të PDSH’së Menduh Thaçi dhe zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit shtroi edhe çështjen e pajtimit në mes të dy liderëve partiak shqiptarë në Maqedoni.

Sipas Hashim Thaçit shqiptarët në Maqedoni duhet që të jenë të bashkuar.

“Unë inkurajoj dy subjektet më të mëdha që të zhvillojnë dialogun e tyre të brendshëm , çelësi I afirmimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë është tek një dialog dhe një marrëveshje mes dy forcave që do të mund të ishin forca më e fuqishme politike në Maqedoni, sepse vetëm me afrimimin dhe integrimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni mund të bëhet Maqedonia Evropiane.Unë mund të them se çdo kush që mban qëndrim antishqiptarë në Maqedoni është qëndrim anti evropian, anti Nato, dhe anti vlerave dhe besimit euroatlantik”, tha Thaçi.

Thaçi u shpreh optimist, në arritjen e gjuhës së mirëkuptimit në mes të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit.

“Unë besoj se zoti Thaçi dhe zoti Ahmeti me urtësinë e tyre, me mençurinë e tyre, me largpamësinë e tyre, me vendosmërinë e tyre do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të arrijnë mirëkuptimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm që kërkojnë edhe qytetarët dhe natyrisht të përfaqësohen në parlament me një shumicë meritore, me një shumicë të fuqishme, me një shumicë që do të determinojë proceset e ardhshme euroatlantike edhe të Maqedonisë, natyrisht të sjellin edhe projekte investuese në hapësirat ku jetojnë shqiptarët”, theksoi Thaçi.

Leave a Reply