Proteste- Ndizet Prishtina

Home » Aktualitet » Proteste- Ndizet Prishtina

By Redaksia on January 24, 2015. No Comments

Protestat në Kosovë, Kurti: Mustafa të dorëhiqet (FOTO-LAJM)

Ditën e sotme Kosova është përfshirë protesta më masive për Trepçën. Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosja” në fjalimin e tij para protestuesve ka nënvizuar se një qeveri e cila nuk ka punët mirë me qytetarët e saj dhe me minatorët, atëherë ajo qeveri i ka ditët e numëruara sikurse Qeveria e Thaçit.
Madje Kurti tha se nëse Isa Mustafa nuk e shkarkon Jabllanoviqin, atëherë do të kërkojnë dorëheqjen e Mustafës.
“Ne sot, nga ky vend i japim ultimatum qeveri ë 48 orë që ta shkarkojë Aleksanadar Jabllanoviqin. Pra deri të hënën në orën 16, Isa Mustafa ka afat të shkarkojë ministrin Jabllanoviq”, tha Kurti, duke potencuar se Qeveria gjithashtu duhet ta sjell Ligjin për Trepçën.
Ai tha se nëse deri të hënën nuk e shkarkon Jabllanoviqin, të martën në orën 12 do të mblidhen sasish në shesh.

Leave a Reply