Zhiti-Nishani: Presidenti refuzon dekretimin

Home » Aktualitet » Zhiti-Nishani: Presidenti refuzon dekretimin

By Redaksia on February 16, 2015. No Comments

visar_zhiti_450x298.5Visar Zhiti ka pasur sot një takim me Presidentin e Republikës me kërkesë të këtij të fundit. Bujar Nishani i ka shprehur në sy rezervat e tij lidhur me dekretimin e ish-ministrit të Kulturës si ambasador në Vatikan. Duke folur për mediet pas këtij takimi, Zhiti u shpreh se me fjalët: “Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën.” Për çfarë biseduat me presidentin e Republikës? Visar Zhiti: Presidenti i ka bërë të njohura gjërat nuk pata ndonjë gjë të re, ato që ka thënë në shtyp I keni kërkuar të rishikojë qëndrimin e tij? Visar Zhiti: Jo nuk i kam kërkuar asgjë presidentit. Më thirri presidenti, dhe ato që kishte thënë me shkrim mi tha dhe me gojë. Shqipërisë time i kam shërbyer edhe në burg kur nuk donte Shqipëria. Dhe në burg kam qenë edhe me priftërinjtë e Vatikanit, me priftërinjtë e burgosur. Kemi bërë dhe festa e kungime të fshehta. Qëndrimi im nuk ndryshon. Qëndrimin tim nuk e përcakton presidenti i tanishëm. Më vjen keq për vendin që ka njerëz kaq të dobët që nuk kanë interes të parë vendin por interesat e tyre vetjake. Dal duke thënë o Zot mëshiroje Presidentin se nuk e di çfarë bën.

Leave a Reply