Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, arrestohen 44 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 elektriçistë dhe një faturist

Home » Aktualitet » Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, arrestohen 44 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 elektriçistë dhe një faturist

By Redaksia on February 22, 2015. No Comments

vjedhja_e_energjise_17Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, arrestohen 44 persona, ndiqen në gjendje të lirë 4 elektriçistë dhe një faturist
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, ka vijuar punën në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike si dhe ndërprerjen e paligjshme të saj.

Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 111 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE, të cilat kanë kryer kontrolle të përbashkëta në 7.178 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 96 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 96 autorë, ndër ta 1 faturist i OSHEE-së.

Nga këta janë arrestuar në flagrancë 44 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .

Janë shpallur në kërkim 32 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 20 persona , ndër ta 4 elektriçistë dhe 1 faturist të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 4.813 lidhje të abonentëve debitorë dhe 90 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 322 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

– See more at: http://www.sot.com.al/aktualitet/aksioni-kund%C3%ABr-vjedhjes-s%C3%AB-energjis%C3%AB-arrestohen-44-persona-ndiqen-n%C3%AB-gjendje-t%C3%AB-lir%C3%AB-4#sthash.S91hjVji.dpuf

Leave a Reply