Bli diplomën e bëhu deputet

Home » Aktualitet » Bli diplomën e bëhu deputet

By Redaksia on February 16, 2015. No Comments

Parlamenti-shqiptar-e1421356750848Elvi FUNDO

Fajin e ka sistemi apo njerzit që bëjnë sistemin? Këto janë dy pyetje të thjeshta që cdo kush bën sot për funksionimin e shtetit në Shqipëri. Në fakt përgjigja është njerezit dhe për këtë po sjell një shpjegim konkret me disa fakte të njohura deri diku.

Dje PS akuzonte qeverinë e PD-LSI se po bëheshin emërime me diploma fallco, po viheshin në krye të institucioneve njerëz të paarsimuar dhe vetëm sepse ishin militantë partie. Rama guxoi sa i quajti disa universitete private fabrika dhe kioska diplomash. Me pas më ardhjen e tij në qeveri mori edhe një reformë ndaj tyre. Kjo reforme në fakt u dirigjua nga një prej universiteteve private që dhe ai shiste diploma por kishte një ndryshim nuk e merje diplomën brenda 24 orësh por për 3 muaj, dhe ky universitet të bën dhe doktor ndryshe nga të tjerët që të jepnin vetëm master.

Sot Rama në pushtet me LSI akuzohet nga opozita se emërohen në institucione persona me diploma të blera ose fallco, pa haruar edhe ata me dosje krimi. Por duke qëndruar tek ata me diploma fallco apo të blerë më sakte pasi shumë i kanë të rregjistruara në amzë dhe në fakt janë të rrëgullt.

Këto janë armatat që dje PD e sot PS i kanë hall e borxh të madh. Kjo sepse janë militantë, njerëz të afërm të cilët mbledhin vota po nuk kanë arsim, vetëm një diplomë të blerë. Kjo nuk prish punë, do mësojë dhe ai si gjithë të tjerët. Dhe kështu ndodh rëndom. Dosjen e mer Ministri, më pas shefi i kabinetit dhe direkt drejtori apo shefi i sektorit të administratës. Në rast se është jashtë kompetencave të këtij ministri shto dhe negociatën apo qokën Ministër me Ministër.

Vendet e preferuara janë tatime, inspektoriate, dogana, specialist a shef prokurimesh, etj etj etj. Vende ku në mos do rrjedhe do pikojë. Diploma edhe pse ska asnjë vlerë për dijen e personit vlen për institucionin. Dhe urdhri i Ministrit apo Partisë në rrethe është LIGJ. Fillon punë pak sot pak nesër kthehemi tek shprehja e mësipërme dicka do mësojë. Pas 2 vitesh, vjen fushata tjetër. Dy gjera I ka mësuar, punon fort në fushatë dhe me vrap përgjegjës, rradhën tjetër lufton edhe për Drejtor. Shërbimet i bën më mirë se ai apo ajo që ka qenë në detyrë. Firmos c’ti dalë përpara dhe nuk pyet për Ligj pasi ai është vetë Maliqi.Dhe kështu me radhë shkallë shkallë, përsonazhet tanë një e nga një kapin kreun e institucionit dhe kërkojnë ende më shumë.

Pse të mos kërkojë, kur shikon se shoku i tij i Amzës është deputet. Ai i mer gjoba gjithë qytetit, kurse ky i shkreti firmos shumë dhe mendon se mer shumë pak. Nesër ky hyn në burg e mban përgjegjësi, deputeti ku ky paguan taksën mujore vazhdon i qetë serbes serbes punën e tij.

Revolucioni ka dhe firo. Partisë i duhen heronj që shpërblehen por ndonjë që kërcen shumë duhet bërë shembull e dënuar. Por cudia është se ky analfabeti me diplomë shpeton paq. Kuptohet vuan pak por si të gjithë. Paguaj ca këtej e ca andej dhe pafajësia nuk diskutohet. Apo ndonjë tjetër që shkon në listë si kandidat, ska rëndësi dija ai shkollën tashmë e ka, sepse ka eksperiencën e jetës në një mandat. Tjetri ka vëllain shok me kryetarin, tjetri është kushëri me gruan e kryetarit, tjetri është nipi i dajës apo vellai i kunatit e kështu me rradhë. Ky është më i miri, por ka dhe të tjerë që sa vjen ndryshimi i partisë kërcenjnë tek partia tjetër, dje me flamur të Kuq, sot më Blu, nesër më Rozë, pasnësër Jeshil. Ka nga ata që hop kapin një vend në Parti e durojnë e durojnë, flejnë me endra kur do vijë pushteti. Forma pa fund gjen në shoqërinë tonë. Karriera vazhdon, partitë venë e vijnë ai ecën përpara. Kuptohet jo i gjithe sistemi dhe Parlementi jane keshtu, ka perjashtime. Ka shumë e shumë mënyra e raste si luajnë apo mbijetojnë këta kokëboshët që janë produkte të skaduara, por jetëgjatë në vendin tonë.

Dhe kjo ndodh vetëm sepse disa gënjejnë se mbledhin vota, disa të tjerë po edhe mbledhin vota, disa të tjerë me punën e lekët që kanë fituar blenë vota e kështu me rradhe. Njerzit e bëjnë sistemin dhe politika në fakt e cila jo vetëm në rastet e sipërpërmendura është thjesht dhe vetëm shkatërruese e sistemit. Produkte të paimagjinueshme prodhojnë makineritë elektorale të forcave politike. Dhe këto nuk ndalen e nuk ndalen as brenda e as jashtë partive në shoqërinë tonë.

Leave a Reply