Boll me ndarje e deskriminim krahinor

Home » Aktualitet » Boll me ndarje e deskriminim krahinor

By Redaksia on February 28, 2015. No Comments

FB_IMG_1422568322235
Edhe pse nuk kam shumë në politikë kam parë shumë, disa që shtiren, të tjerë që shiten, po ashtu të tjerë që kërkojnë të shiten dhe pak kam parë ose thuajse fare politikanë që nuk luftojnë për interesat e tyre, por për beteja publike.
Tom Doshi kërkojë vëmendjen e Ramës duke përdorën mënyrë e fortë. Për fat të keq kjo është e vetmja mënyrë që akoma ka sukses e shumë sukses në politikën shqiptare. Pra, sot për sot në politikën shqiptare luhet blofi, kush e hane han e kush nuk e han shpresohet se një ditë do e hanë. Tom Doshi, përtej ndoshta edhe interesave të tija politike personale, ka ngritur çështje që unë kam dy vjet që i kam ngritur dhe i kam mbrojtur. Unë, kam vendosur me i shku deri në fund në këto beteja, që janë betejat e të gjithëve e nuk janë të miat. Unë, nuk bëj pazare e nuk behëm palë me politikanë të cilët nuk janë dakord me betejat që kam ngrit unë e që janë të gjithë lezhjanëve, shkodranëve, mirditorëve e dibranëve. Qëllimi im është që kushdoqoftë në Tiranë duhet të ketë respekt për këta fisnike përderisa po vjedhin e po pasurohen në kurrizin e tyre. Shpresoj shumë që Tom Doshi këtë herë ta ketë seriozisht e të jetë i vendosur tu shkojë gjerave deri në fund, sepse kauzat e ngritura janë të shenjta. Ajo që kam thënë shumë herë dhe që dua ta them edhe këtë herë është se sot kemi një Qeveri antiveriore e antikombëtare.
Më vjen keq që Jugu i Shqipërisë u përmbyt e kjo ka ndodhur për shkak të politikës që ka 20 vjet që vjedh lumenjtë për xhepat personale, që nuk bëhet asnjë mirëmbajtje e argjinaturave e mbi të gjitha nuk ka asnjë investim më në idrovore shumica e të cilave janë vjedhur, nuk ekzistojnë më ose janë jashtë funksioni. Të keqen nuk duhet të ja urojmë askujt për me tepër vëllezërve tanë të jugut. Megjithatë, të vërtetat duhet t’i themi siç janë! Jugu i Shqipëri u përmbyt vetëm njëherë dhe e gjithë Shqipëria në këmbë. Madje edhe dëmshpërblimet kanë filluar menjëherë akoma pa u larguar edhe uji. Zadrima, Shkodra e Lezha janë përmbyt 8 herë dhe akoma banorët nuk kanë marrë asnjë lloj dëmshpërblimi. A nuk janë shqiptar edhe këta? A nuk janë rrënuar edhe këta nga përmbytjet? Apo këta janë nga Veriu e prandaj duhet të jenë të diskriminuar. Tom Doshi ka ritheksuar dallimet krahinore. Unë, kam kohë që i kam theksuar. Nëse Tom Doshi e ka seriozisht këtë argument e ftojë të takohemi, të organizohemi e t’I shkojmë deri në fund këtë argumentë. Nuk mund të diskriminohen më Shkodra, Lezha, Mirdita, Dibra, Kukëse, Puka, Tropoja!

Eduart Ndocaj

Leave a Reply