Bota në pragun e Luftës III. Historia duket se përsëritet

Home » Aktualitet » Bota në pragun e Luftës III. Historia duket se përsëritet

By Redaksia on February 16, 2015. No Comments

10444359_929350523765144_3758191179440152201_nAshtu si në pragun e Luftës II Botërore, sot ka dy rryma mendimi në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë. Pozitivistët, ata që nuk e njohin situatën dhe historinë e mendojnë se atje po bëhet një luftë lokaliste e është larg shtëpive tona. Ky grup është krejtësisht i painformuar, sa mendon se Ukraina është një rast i izoluar e nuk përbën asnjë problem për ne. Pesimistët, është grupi i dytë, në minorancë, kryesisht në nivel profesionistësh, që njohin edhe historinë, të cilët realisht janë të shqetësuar për atë që po ndodh në Ukrainë e thuajse të bindur se rasti i Ukrainës nuk është një rast i izoluar, por një arsye për të plasur një konflikt i ri botëror, ose siç mund të quhet për nga radha, Lufta III Botërore.
Rasti i Ukrainës është thuajse një fotokopje e ngjashme e rastit të Polonisë në Luftën II Botërore, e cila në bazë të një marrëveshje mes Gjermanisë e Rusisë, të përfaqësuar nga ministrat e jashtëm Ribentrop e Molotov, u nda përgjysmë. Jo vetëm kaq, por gjysma e Gjermanisë, u shfaros nga Ushtria Gjermane e Ushtria Ruse bënte sehir nga ana tjetër e lumit. Dallimi mes rastit të Polonisë në Luftën II Botërore e Ukrainës është se atëherë ishte agresore Gjermania e cila kishte projekt “Hapësirën Vitale”, që përfshinte pushtimin e gjithë zonave sllave e shpalljen e tyre në Skllevër. Ndërsa, sot, kemi një Rusi Agresive që kërkon të rimarr territoret e humbura. Në Luftën II Botërore bënte sehir Rusia, ndërsa tani me Ukrainën po bën Sehirë Gjermania. Takimi i Putinit, Merkel dhe Holande është njëlloj si takimi mes Molotov e Ribentrop, vece në këtë rast është e përfshirë edhe Franca. Situata e sotme e Europës është e ngjashme me atë të fillimit të Luftës II Botërore. Pas 50 vitesh edhe pse janë bërë shumë përpjekje për të bërë Europën e Bashkuar, ngjarjet e fundit dhe takimi Merkel-Putin-Hollande, dëshmon më së miri se projektin për bashkimin e Kontinentit ka dështuar. Kjo vihet re, sepse Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE është totalisht jashtë përfshirjes në negociata si dhe mjaft vende të tjera të rëndësishme të BE duket se janë lënë jashtë kompetencave e negociatave. Nga këto negociata janë përjashtuar Italia e Spanja. Italia sic duket këtë herë duke kuptuar përjashtimin e saj, ribashkimin e Fuqive të vjetra të Europës, do të ribesojë tek SHBA. Ndërsa, Spanja ashtu si në kohën e Luftës II Botërore, për shkak të problemeve serioze të brendshme duket se do të jetë përsëri një vend neutral. Neutrale duket se do të jetë edhe vendet Nordike e kjo për faktin se kanë lidhje tokësore e kufizohen me Rusinë e për këtë arsye dua të shmangin në maksimum përplaset paraprake me këtë fuqi ushtarake. Franca dhe Gjermania, po tregojnë se janë po të njëjta vende që kanë qenë në Luftën e II Botërore, duke përjashtuar nga negociatat. Madje, po bëjnë atë që kanë dashur gjithmonë, larjen jashtë nga Kontinenti, sepse e konsiderojnë Ishull. Takimi Merkel-Putin-Hollande është dëshmia e një dështimi të radhës, për faktin se ata që shkaktuan Luftën II Botërore po përjashtojnë superfuqinë e Botës, SHBA nga Bisedimet. Po kush janë skenarët reale të tejkalimit të situatës në Ukrahinë. Ajo që kuptohet nga ana e Rusisë është se ajo nuk është e interesuar për ato zona që njihen si filo-ruse, por është e interesuar për të rigjetur hapësirën e saj gjeopolitike të humbur pas rënies së Murit të Berlinit. Pra, Rusia nuk do të mjaftohen me rimarrjen e zonave filo-ruse, por me rimarrjen e gjithë Ukrainës e do të vazhdojë me blofin e kërcënimin derisa të reagojë Europa. Kjo nuk është e vështirë për tu kuptuar, sepse pasi Rusi mori Krimenë, kërkon edhe tre zona të tjera në lindjen e Ukrainës e do të vazhdojë kështu derisa të has rezistencë të vendeve evropiane. Skenari fillestarë që pritet të ndodh në Ukrainë duket se do të jetë ndarja e saj paraprake në dy pjese, në zonën Perëndimore filo Perëndimore e të kontrolluar kryesisht nga Gjermania dhe në Zonën Lindore, filo-ruse, ose tokë ruse me sovranitet të plotë e vetëm të Moskës. Por, kjo ngjarje do të jetë e përkohshme, sepse Rusia do të vazhdojë me pretendimet e saj të mëtejshme e kjo do të çojë në një përplasje ushtarake të drejtpërdrejtë mes Gjermanisë e Rusisë e praktikisht do të shënohet fillimi i Luftës III Botërore. SHBA, do të jenë gjithmonë vigjilente dhe në momentin e duhur, në një koalicion të hekur me Anglinë, Japoninë do të hyjnë zyrtarisht në Luftë me Rusinë. Kina, për shkak të probleme të brendshme, do të tentojë të qëndrojë neutrale, në mbrojtje të kufijve të saj e në një mënyrë apo tjetër, do të kërkojë të ketë pozicionin që kishin SHBA në fillim të Luftës II Botërore, pra të përfitojnë nga lufta me eksporte të mallrave dhe industrisë ushtarake e kjo për shkak të krahut të punës dhe mundësive reale industriale që ajo disponon fale zhvillimit të kohëve të fundit. Lufta III Botërore nëse do të ndodh sipas këtij skenari do të jetë edhe fundi i Botës. Kjo lidhet qartë me kapacitet ushtarake e arsenalin ushtarak që kanë SHBA e Rusia. Shpresojmë, që SHBA të ndërhyjnë që tani në negociatat me Putin e t’i bëjnë të qartë këtij të fundit se nëse fillon Lufta III Botërore, nuk ka të humbur e të fituar, por ka fundin e vetë njerëzimit dhe të Tokës.
NGA Alban Daci

Leave a Reply