Debati i plotë/ Ja akuzat e Tom Doshit: Griselda Blanco është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e gjithë familja e saj punojnë si sekserë

Home » Aktualitet » Debati i plotë/ Ja akuzat e Tom Doshit: Griselda Blanco është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e gjithë familja e saj punojnë si sekserë

By Redaksia on February 25, 2015. No Comments

doshi_1
Ky është debati i plotë mes deputetit socialist, Tom Doshi dhe kryetarit të grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, zbardhur nga gazeta Panorama.

Tom Doshi: Erdha për t’i thënë disa shqetësime shokut Rama, por meqënëse ai nuk është këtu, po t’i them ty shoku Gramoz.

Gramoz Ruçi: Kryeministri kishte një axhendë të paparashikuar qeveritare, nëse ti do mund t’ia thuash atij në mbledhjen e ardhshme kur të jetë vetë, ose mund t’ia thuash dhe vetë tek për tek se ti ke mundësi ta takosh.

Tom Doshi: Unë nuk jam nga ata që punojnë si celula, dhe as nga ata që hanë dreka dhe flasin në tavolina. Unë po shpreh këtu dhe një shqetësim që e kanë shumë deputetë prezentë këtu, dhe që kur të bëhet analiza do t’i shprehin edhe ata hapur mendimet e veta.

Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. Qeverinë duhet ta analizojë grupi parlamentar, ai që e ka votuar. Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje as nuk i hapin telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota.

Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk e kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra. Ne në fushatë dolëm para njerëzve dhe u premtuam shumë gjëra. Madje, u premtuam se do t’u çonim ujë në çdo bimë në mënyrë bashkëkohore.

Kurse qytetarët tanë që na dhanë votën, nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre për të pirë. Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?

Drejtoresha e Tatimeve, Griselda Blanco është bërë si “Vejusha e Zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e Doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta!

Tom Doshi- Milena Haritos: Nuk e di se me çfarë po merresh në atë ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP-it, po fitojnë të gjithë PD-istët dhe socialistët ngelën rrugëve.

Gramoz Ruçi: Unë këto the do t’ia përcjell kryeministrit në rrugë institucionale, dhe ai do të informohet për këto shqetësime. Besoj në mbledhjen e ardhshme mund t’ia thuash edhe në sy.

Tom Doshi: Nuk ka nevojë t’ia thuash shoku Gramoz, sepse ka shumë këtu që ia kanë thënë ‘live’ kryeministrit këto që thashë.

Leave a Reply