Dhuna mbi studentët është më shumë se një alarm

Home » Aktualitet » Dhuna mbi studentët është më shumë se një alarm

By Redaksia on February 28, 2015. No Comments

11648_788895714525053_293457877375829822_n
Situata në Shqipëri është kritike, është përtej një realiteti që ne mendojmë çdo ditë. Krimi ka marr drejtimin e vendit, vrasjet janë bërë realiteti i ditës. Megjithatë, kohët e fundit kemi të një tendencë të qartë, të hapur e në formë demonstrimi, dhunën e policisë mbi qytetarët e si gjithmonë mbi fukarenjtë, mbi të ndershmit e mbi të pambrojturit.
Ajo që më sh qetëson mua është fakti se Ku (Pusht) teti i sotëm ka arritur një siguri të tillë të natyrës autoritare e arrogante sa dhunën e demonstron si instrument imponimi dhe nënshtrimi përballë çdo qytetari të varfër, të shtypur e të pambrojtur.
Sonte, policia e Saimir Tahirit, një ditë pas intervistës të dhënë nga ky i fundit tek Blendi (Opinion) dhunon në prani të kamera studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët në parashikim me Kushtetutën, me të drejtat dhe liritë e njeriu, pasi ezauruan të gjitha shkallët dhe drejtësinë nuk e gjetën ju drejtuan grevës të urisë. Kjo skenë e turpshme, dhunshme është një sinjal alarmi dhe na rikujton ngjarjet e rëndë të viteve ’90, sepse studentët si në atë kohë edhe në kohë protestonin për të drejta, por neglizhoheshin nga pushteti. Ministria e Arsimit, e sotmja, një ish mësuese, ju përgjigjet studentëve vetëm përmes një statusi në facebook e nuk merr as mundimi që të shkojë t’i takojë e të konsultohet me ta. Kjo është minimalja që duhet të bëhej në një vend demokratik e një pushtet të legjitimuar në mënyrë demokratike. Ministra e Arsimit zgjodhi rrugën e dhunës, e shpërfilljes e të shkeljesh të drejtave. Si ka mundësi studentët që kanë të njëjtën cilësi shërbimi, të njëjtën metodologji pedagogjike, duhet të paguajnë shumë herë më shumë, sepse na vijnë nga universitet private të hapura nga Qeveria shqiptare e të mbyllur po nga Qeveria Shqiptare. Kjo Qeveri ka probleme pa fund, probleme brenda llojit, që Tom Doshi e quajti si një Kancer, problem me sigurinë që nuk ekziston, probleme me varfërinë, pa punësinë e me gjithçka, por përsëri kanë vendosur të mos ndalen në cmendurinë e tyre dhe siç duket janë të vendosur ta çojnë vendin drejt një luftë të sigurt civile. Ndoshta, ky është qëllimi i tyre dhe arsye që ata erdhën në mënyrë mafioze në pushtet në zgjedhjet e 23 Qershorit. Dhuna e sotme kundër studentëve është një sinjal alarmi që na alarmon të ardhmen tonë. Sonte, (Pusht) teti na dëshmojë se është shumë pranë të instalimit të një diktature adoleshentore. Studentët nuk duhet të heshtin para kësaj dhune, para kësaj shpërfillje, para këtij represioni shtetëror. Nesër çdo studentë duhet të dal të protestojë për t’i dhënë leksion këtij (Pusht) teti.
Nga Alban Daci

Leave a Reply