Doshi: Të shkarkohen ministrat me perfomancë të dobët

Home » Aktualitet » Doshi: Të shkarkohen ministrat me perfomancë të dobët

By Redaksia on February 24, 2015. No Comments

tom_doshiiii
Doshi: Të shkarkohen ministrat me perfomancë të dobët
Në mbledhje e sotme të grupit parlamentar socialist, Tom Doshi ka qenë mjaft kritik ndaj kabinetit qeveritar.

Mësohet se Doshi ka shprehur shqetësimin se disa ministra nuk bashkëpunojnë me deputetët për problematika të ndryshme që shqetësojnë bazën.

Në vijim të kritikave, deputeti socialist ka deklaruar se gjatë mbledhjes së mobilizimit të ministrave nuk duhet të ndodhë vetëm në prag fushate, por gjatë gjithë mandatit.

Kritikat e Doshit kanë arritur deri aty sa i ka kërkuar Ramës që të shkarkojë ata ministra që kanë performancë të dobët pune dhe mungesë bashkëpunimi.

Mbledhja e drejtuar nga Gramoz Ruçi ka zgjatur më pak se gjysmë ore.

Leave a Reply