Investigimi/ Mbi 40 mijë shqiptarë të larguar nga vendi në një vit

Home » Aktualitet » Investigimi/ Mbi 40 mijë shqiptarë të larguar nga vendi në një vit

By Redaksia on February 22, 2015. No Comments

shooqata-e-emigranteve
Ndërkohë që në gjithë mediat shqipfolëse ka marrë një përmasë të madhe raportimi i lajmeve për eksodin e Kosovarëve që largohen drejt perëndimit për një jetë më të mirë, edhe largimi i shqiptarëve të Shqipërisë nga vendi është në përmasa shqetësuese. Statistikat tregojnë se vetëm gjatë vitit 2014, 46 mijë vetë janë larguar nga vendi. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qytetarë që janë larguar për një periudhë më të gjatë se një vjecare. Sipas një investigimi të TV Agon Channel kjo pjesë emigrantësh të ri i përket moshës nga 25 deri në 45 vjec, pra asaj pjese të popullësisë që është në kërkim të punës që nuk e gjen në vend. Statistikat tregojnë gjithëashtu edhe se 52% e të larguarve janë meshkuj, dhe midis tyre ka edhe nga ata emigrantë që janë rikthyer njëherë nga vendet ne krizë si Italia apo Greqia, por kanë rimarë rrugën e largimit pasi nuk kanë mundur ti ushtrojnë në Shqipëri, zanatet që kanë marrë në vendet e ekzilit. Dhe po ti shtosh këtyre shifrave edhe faktin se largimi nga vendi mbetet një trend i viteve të fundit (400 mijë në dhjetë vjet) kuptohet se epidemia e braktisjes së vendit është larg të qeni e përfunduar. Shikoni investigimin në videon poshtë…

Leave a Reply