Kuvend, Bumçi: Ku janë 92.000 vendet e reja të punës që deklaroi Rama

Home » Aktualitet » Kuvend, Bumçi: Ku janë 92.000 vendet e reja të punës që deklaroi Rama

By Redaksia on February 19, 2015. No Comments

kuvend-qeveria-rama_17
Aldo Bumçi në seancën e sotme plenare ku u diskutua për Qendrën Kombëtare theksoi se në Shqipëri gjatë 2014-s ka pasur një rënie të investimeve të huaja.

Kryefjala e tij ka qenë reagimi ndaj deklaratës së Ramës për punësimin e 92.000 personave gjatë periudhës janar 2014-nëntor 2014.

“92.000 vende të reja pune deklaroi Kryeministri Rama. Me këtë lajm Qeveria Shqiptare duhet të mbante vendin e parë në botë për numrin e të punësuar në më pak se një vit nga janari në nëntor 2014.960.000 persona janë ët punësuar në total, Kryeministri thotë se ka punësuar 10% të atyre. Nëse ko do të ishte e vërtetë me këtë ritëm do të ishin kthyer emigrantët. Në një vend ku janë hapur 92.000 vende pune askush nuk do të protestonte. Unë vetë do ta votoja. Kjo është ajo që deklaroi Rama para tre ditëve. Si qëndron e vërteta, Qeveria duhet të tregojë se ku janë hapur këto vende të reja pune. Pse ranë investimet e huaj kur erdhi në qeveri ky kryeministër. Mjafton të kemi një kryeministër të papërgjegjshëm” tha Bumçi.

Fino-Paloka-Meta: Të mos dilet nga rendi i ditës

Bashkim Fino: Të përqendrohemi te rendi i ditës, Topalli na hiqte mikrofonin kur dilnim jashtë rendit të ditës. Nuk po them të veproni kështu, por Shikojeni këtë problem. Mërzisim publikun dhe deputetët. Dua të dëgjoj për ligjin nuk kam për borxh të dëgjojë atë që bën politikë,kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë debat politik për çdo projektligj. Parafolësi nuk tha asnjë fjalë për QKR. Të kalojmë 60 minutëshin e debatit jashtë rendit të ditës në fillim të seancës.

Edi Paloka:Jam shumë dakord me Finon, por besoj se fjalimet lidhen me biznesin edhe tritoli lidhet me biznesin, pasi po largohen investimet e huaja. Mirë që t’ia kërkojë edhe Kryeministrin e tij që na mbajti herën e kaluar një orë për zorrën e trashë kur po fliste për licencat.

Ilir Meta: Deputetët të reflektojnë. Çdo gjë ka kohën e vet,duhet zgjidhur që të respektojmë njeri-tjetrin dhe rendin e ditës.

Leave a Reply