OSHEE u ndepret energjine, banoret e Kamzes hidhen ne protesta

Home » Aktualitet » OSHEE u ndepret energjine, banoret e Kamzes hidhen ne protesta

By Redaksia on February 14, 2015. No Comments

kamza-655x356
Më shumë se 600 banorë në Kamëz kanë dalë sot në protestë kundër ndërprerjes së energjisë elektrike që ka bërë OSHEE. Ata janë strehuar në godinat e studentëve në Insitutin Bujqësor të Kamzës dhe thonë se vendimi i OSHEE është i padrejtë pasi ata e kanë të përfshirë cmimin e energjisë elektrike në qeranë që i pagujnë ndërmarrjes pranë Institutit Bujqësor. Ndërkohë që OSHEE pretendon se banorët janë debitorë, pasi s’kanë paguar faturat e janari. Të mbledhur para Insitutit Bujqësor, ata kërkon rilidhjen e energjisë elektrike dhe pajisjen e tyre me sahat, pasi me sahate të përbashkët nuk bëhet matje e saktë e energjisë së konsumuar nga cdo familje. Ata paralajmëruan bllokim të rrugës nëse do të vazhdojë ndërprerja e energjisë elektrike./Lapsi.al/

Leave a Reply