Qendrimi i Tom Doshit pasqyron një realitet.

Home » Aktualitet » Qendrimi i Tom Doshit pasqyron një realitet.

By Redaksia on February 27, 2015. No Comments

10403175_788978151183476_1198105187843024351_n
Lufta mes Tom Doshit dhe PS, në veçanti me Edi Ramën dhe Saimir Tahiri, sipas të gjithave natyrave fisiologjike është një luftë brenda llojit. Tom Doshi është një ndër të fortët e PS, është një ndër të fortët e Shkodrës, është një njeri shumë i pasur, por edhe me një mbështetje të madhe popullore sidomos në Shkodër.

Tom Doshi thonë se bën pjesë tek ata persona që ka përfunduar gabimisht tek e majta, ose më saktë nuk është vlerësuar saktë potenciali i tij nga e Djathta. Nuk është risi që shumë elementë të fuqishëm të djathtë, nuk janë afruar nga PD, sepse aty ka pasur të Majtë e gabimisht apo në shenjë hakmarrje kanë përfunduar Majtas.

Për, Tom Doshin thonë se ai ka arritur me bërë në Shkodër atë që nuk ka arritur me e bërë as Enver Hoxha, sepse falë influencës së tij e ka transformuar Shkodrën nga 100% Djathtas, në zgjedhjet e fundit 60% Majtas. Sigurisht ky rezultat nuk ka ndodhur vetëm për shkak të angazhimit të Tom Doshit në Politikë, por edhe për shkak të arrogancës thuajse adoleshentore të shfaqur nga numri 1 i Shkodrës dhe i Parlamentit, Jozefina Topalli. Nuk janë të largëta imazhet e arrogancës që ajo ka shfaqur në muajit e fundit të mandatit Berisha-Meta.

Tom Doshi ka ngritur ca çështja që janë të vërteta, por ai nuk është i vetmi që po e bën këtë gjë.

Në deklaratën e tij sot për mediet të dhënë para Parlamentit, përtej emocionit të natyrës gegë duke dhënë shenja për hakmarrje ka theksuar:

1. Ka probleme me Bazën. Nuk është diçka e re që sot PS nuk është më përfaqësuese e elektoratit të saj. Kjo ka ndodhur për shkak të përfshirjes të G-99, një klan me një origjinë të paqartë, të importuar në mënyrë të paqartë dhe që nuk kanë asnjë lloj ideologjie, të majtë apo të djathtë, por kanë objektiv Pushtetin dhe të gjithë derivatet e tij. Po ashtu, marrëveshje e PS me LSI, rezultati i kësaj të fundit me një numër surprizë deputetësh, e ka bërë praktikisht që prania e Qeverisë dhe e PS në shumë zonë të jetë inekzistentë. Disa e quajnë shitjen e PS tek LSI dhe pjesë e kësaj maskarade është Rama in primis, por edhe disa ministra, si Kodheli, Tahiri, Veliaj. Mimi nuk ka më dyshime se ka shitur PS e Lezhës tek LSI. Eduart Ndocaj, një tjetër kontribuues i rëndësishëm i Rilindjes në 2013, prej kohësh ka denoncuar Kodhelin, Ramën për sjellja aspak korrekte në Lezhë. Sot, PS në Lezhë nuk ekziston dhe përgjegjës kryesor janë Rama dhe Kodheli që ka dalë me votat e socialistëve të thjeshtë në Lezhë e nuk shkel më aty. Ndoshta, po të kishte vazhduar betejën e tij më parë Tom Doshi, sot nuk do të ishte kjo situatë e turpshme në Lezhë, Shkodër e në gjithë Veriun. Megjithatë, Tom Doshi e ka parë tani këtë situatë, në prag të zgjedhjeve Lokale, ku me siguri kërkon të jetë kryetar i Bashkisë Shkodër.

2. Mosmbatje premtimesh. Kjo është një çështje tjetër që sot përmes një reagimi të ashpër ka ngritur Tom Doshi. Nuk është e vështirë me kuptuar se kjo Qeveri nuk ka mbajtur asnjë premtim. Madje, unë që fillim i kam quajtur premtime mashtrimi e të turpshme siç ishte premtimi për 350 mijë vende të reja pune. Përsëri, Tom Doshi nuk është i vetmi që e ka ngritur këtë problem. Eduart Ndocaj, është i pari dhe i vetmi, me një guxim të pashoq do të thosha që e ka denoncuar Ramën dhe PS për mos mbajtje të asnjë premtimi. Madje, z. Ndocaj shpesh është shprehur, se Programi i Rilindjes ishte aq i bukur sa nëse aplikonim vetëm 10% të tij, Shqipëria do të ishte një bahçe me lule. Jo vetëm kaq, por z. Ndocaj, duke qenë se ka bërë premtime në kohë fushate dhe ka vënë fytyrën e tij, pas zgjedhjeve për të mbajtur të zbardhur faqen disa nga këto premtime i ka realizuar nga xhepi i tij. Mjafton të përmendim rrugë si i fshatit Lalm që kishte shekuj që ishte i izoluar nga qytetërimi.

3. Ndarje krahinore. Tom Doshi sot ka deklaruar se ka një ndarje krahinore e një diskriminim të hapur nga kjo Qeveri mes Jugut e Veriut. Sipas, Tom Doshit, Shkodra nuk ka marrë asnjë qindarkë nga fondet e kësaj qeverie e të gjitha fondet janë të përqendruara në Jug. Kam shkruar disa herë së kjo qeveri është thellësisht antiveriore e kjo lidhet me faktin se këta që janë sot janë vazhdimësi e Regjimit të vjetër, të cilët ishin krejtësisht antiverior. Megjithatë, Tom Doshi nuk e dëncojë asnjëherë ndarjen e re territoriale si diçka thellësisht antiveriore. Përsëri ka një personazh tjetër që ka denoncuar fort situatën e sotme në Veri e ky është Eduart Ndocaj, i cili ka denoncuar, ndarjen e re territoriale dhe ka punuar që të paktën në Mirditë dhe në Lezhë të mos pranohet, ka denoncuar skllavërimin e Veriore e sidomos të minatorëve në Mirditë, ka denoncuar vjedhjen e floririt e të nëntokës së Mirditës, ka denoncuar shtypjen e persekutimin e katolikëve nga një klan i rrezikshëm ortodoks filo-grek, ka denoncuar. Madje, z. Ndocaj ka shkuar edhe me tej duke propozuar krijimin e Lidhjes së Veriut, që bazohet në menaxhimin e të mirave të Veriut nga veriorët e pastaj nga gjithë Shqipëria. Këtë ai e ka propozuar duke bërë të mundur realizimin e Federalizmit Fiskal.

4. Ekonomia është me keq se në kohën e Berishës. Më në fund Tom Doshi ka denoncuar faktin se Shqipëria po shkon drejt greminës ekonomike. Ky është një realitet që të gjithë e shikojnë. Çdo shqiptarë po e kupton se situata po bëhen gjithnjë e më e vështirë. Përsëri Tom Doshi nuk është i vetmi që e thotë këtë nga radhët e PS. Eduart Ndocaj ka reaguar vazhdimisht kundër vendimeve absurde të kësaj Qeveria. Ka dënuar respresionin e pushtetit mbi qytetarët, ka denoncuar burgun si version komunist mbi qytetarët. Eduart Ndocaj ishte i pari që kundërshtojë heqjen e menjëhershme të furgonëve sidomos në Veri e kjo do të sillte pasoja të rënda ekonomike për shumë familje, por mbi të gjitha do të vështirësonte edhe levizjen e qytetarëve drejt zonat të Veriut, për faktin se shumë rrugë nacionale janë të ngushta e vështira e nuk është e mundur përdorimi i autobuzave për udhëtim.

5. Edi Rama është mosmirënjohës. Këto që janë sot në pushtet nuk kanë burrni, nuk kanë cilësi pre statisti e mbi të gjitha nuk kanë një model konkret qeverisës. Tom Doshi nuk është i pari që është pre në besë. Ndoshta, Tom Doshi bën pjesë tek ata që e kanë marr një shpërblim. Nëse ka një person e një politikanë që është tradhtuar e përdorur në mënyrë absurde është Eduart Ndocaj, që i mbajti me bukë ne zgjedhjet e 23 Qershorit u dhurojë vota, u garantojë kokën e menjëherë pas zgjedhjeve e hodhën, ose besuan se do e hidhnin tutje. Rama e Kodheli e nënvlerësuan rolin e Eduart Ndocit dhe e trajtuan si një emigrant që do të jetë larg tyre. Eduart i vetëm në betejë ka fituar shumë zemra njerëzish, shumë zemra të socialistëve të thjeshtë, të qytetarëve të lirë, të familjeve të varfra e të braktisura.

Tom Doshi ka ngritur çështja të drejta që ekzistojnë. Të tjerë si Eduart Ndocaj ka më shumë se dy vjet që i theksojnë dhe i ritheksojnë në çdo lloj forme e komunikimi publik. Këto çështje e kauza janë të rëndësishme, por që nuk fitohen vetëm, Janë beteja të shumicës së shqiptarëve sot. Tom Doshi nuk duhet të ndalet në këto kauza të drejta, nuk duhet t’i zhgënjejë Shkodranët siç ka bërë gjithmonë. Shkodra e Lezhë janë Veriu i Perëndimit e kanë nevojë për një identitet të fortë e të ri politik. Eduart Ndocaj është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo politikanë, individ që është i vendosur me i ngritur e me i çuar deri në fund këto kauza që përmendëm më sipër. Gjithashtu, kauzat e Tom Doshit e të Eduart Ndocaj janë edhe kauza të së Djathtës shqiptare. Pra, sot PD sa nuk është vonë duhet t’i afrojë Tom Doshin dhe Eduart Ndocaj e t’u ofrojë atyre bashkëpunim për një përfaqësim të gjerë në zgjedhjet e reja lokale të 21 Qershorit.

Nga Alban Daci

Leave a Reply